Parlamenti Europian, leksion politikanëve shqipëtarë

491
Sigal

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Eurodeputetit kroat Nikola Vuljaniç, ku nxitet dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, rezoluta arriti të marrë votat e nevojshme vetëm pak ditë përpara vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Gjatë diskutimeve u nënvizua nevoja për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Një prej pjesëmarrësve në seance deklaroi se nuk ka rëndësi se kush e qeveris Shqipërinë, mjafton që të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Rezoluta njeh përparimet e bëra nga Shqipëria, drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe veçanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë që theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor.

PE apelon për bashkim, deputetët bëjnë tre orë sherr

Në të njëjtën kohë, kur përfaqësuesit e PE-së, votuan rezolutën e për statusin e Shqipërisë, me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, ata dhanë porosi për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin midis maxhorancës dhe opozitës. Por pasi ky lajm utransferua në Kuvendin shqiptar, prej informacioneve të marra nga ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në sallën parlamentare ndodhi çudia. Dhe deputetët shqiptare në vend që të gëzoheshin e të bashkoheshin me njeri tjetrin, përkundrazi filluan të shajnë me libër shëtpie kundërshtarët, duke i kujtuar edhe familjarët, gratë, apo fëmijët e njëri tjetrit. Kështu, gjatë kësaj seanca ish kreu i PD-së Sali Berisha, sulmoi ashpër, kryeparlamentarin Ilir Meta, duke i sharë përveç të tjearve edhe zonën e Skraparit. Pas përgjigjes që i dha atij deputeti Braho, Berisha nisi një konflikt tjetër me kryeministrin Rama, si edhe me ministrin Tahiri, apo disa të tjerë. Puna arriti deri aty saqë të gjithë bashkë, filluan të bënin fushatë politike, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e ndodhur në Durrës. Por puna nuk mbaroi me kaq, sepse pikërisht dje, u përmendën rastet e largimeve nga puna, të zëvendësimeve, për drejtorët e shkollave, mësuesit e madje u përmend edhe shkarkimi i elektricistit të Parlamentit. Në këtë seancë u fol ehde për statistikat e vrasjeve të  muajit ët fundit, për arratisjene  ish të burgosurve, për pagesta e vonuar të invalidëve, etj.  Situata degradoi, deri në fyerje personale, ku Tahiri përmendi disa herë djalin e Berishës, ndërsa ish  ministrit Flamur Noka i tha, “o Flamur shko gjej bishtin”. Nga ana tjetër edhe deputetët blu iu përgjigjën me nota ironie, duke krijuar kështu idenë, se të dy palët nuk do të bashkëveprojnë asnjëherë me njeri – tjetrin. Në këtë mënyrë porosia e PE-së për bashkimin e kontributeve të të dy palëve, duket se ka mbetur ende në letër.