Parlament, Dule: Reforma në Drejtësi duhet të kalojë me konsensus

523

Që në
fillimin e legjislaturës duhet të ishte ngritur komisioni kushtetues.

Sigal

Unë e kuptoj ankthin e qeverisë dhe të qytetarëve por ne
e tregojmë tek kjo sallë dhe e konsideroj serioze këtë reformë. Nuk pretendoj
prani më të madhe në fjalën time por Xhafa dhe Bylykbashi meritojnë rrespektin
më të  madh por që ndiqen vetëm nga 14-15 deputetë.

Kjo reformë do kërkonte konsensus sepse nëse nuk do
arrijmë shumicën e cilësuar atëherë nuk kemi arritur asgjë, sepse e gjithë kjo
reformë kërkon seriozitet që nuk po shikohet.

Ligji i vetingut kërkon konsensus. A e kuptoni se ku e
kanë cuar gjithë reformën në drejtësi mungesa e konsensusit?!

Do
jemi si ajo macja që i vjen rrotull bishtit të saj për ta kapur. Duhet të
kishim shteruar dialogun. Duhet kontroll parlamentar jo ekzekutiv, por mesa
duket insiston kryeministri ku nga dritarja kërkon litarin për të kthyer sërish
sistemin tonë gjygjësor” -tha kryetari i PBDNJ në Kuvend.