Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

522
Deputeti i LSI, Luan Rama ka thënë se Institucionet e luftës kundër krimit janë në kaos dhe në pasiguri, ndërsa krimi po rritet. Përmes një statusi në Facebook, Luan Rama thotë se Prokuroria e Republikës është pa Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa SHISH dhe Policia e Shtetit janë pa drejtor të përgjithshëm.
Statusi i plotë:
Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një:
Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm;
Sherbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm;
Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm!
Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!
CIA jep alarmin: Shqipëria rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin, është rritur e zgjeruar prodhimi i kanabisit, ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo aktivitete të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët!
Sigal