Moti me ngrica, rrëshqitje gurësh në aksin Kukës – Shishtavec

961
Terreni i paqëndrueshëm dhe mosmirëmbajtja e rrugëve nga elementët mbrojtës ka bërë që masiv gurësh dhe shkëmbinjsh të bien në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec duke vënë në rrezik udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Rrëshqitjet janë rregjistuar përgjatë 15 km rrugë nga ana e Koloshit deri tek ura e Shtrezës. 
Bashkia e Kukësit ka nisur aksionin për mirëmbajtjen e rrugëve por thekson që nuk ka fonde të mjaftueshme për rehabilitimin ndaj edhe i ka kërkuar qeverisë financime.
Edhe pse rruga është pastuar nga punëtorët e shërbimeve publike të bashkisë, mospaisja e rrugëve me rrejta dhe element të tjerë mbrojtës do të bëjë që rreziku për rrëshqitje të ekzistojë edhe në vazhdim.
Sigal