‘Paralajmërimi i fundit për Ramën’/ Mijëra protestues nga Fieri drejt Tiranës

475
Sigal

Qindra mbështetës të opozitës janë nisur nga Fieri drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Kreu i PD-së Fier Luan Baçi i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Sipas tij, ky është paralajmërimi i fundit.

“Sot Rama merr paralajmërimin e fundit. Aksioni opozitar është në vazhdimësi. Rama bën mirë të jap dorëheqjen dhe të lërë presionet dhe shantazhet. Të lërë retorikën e tij të sëmurë burg, burg, burg se nuk i tremb dot qytetarët shqiptarë. Çelja e fushatës dhe mënyra e hapjes së saj ishte një fushatë funerali për Rilindjen e tij. Është mirë të mbledh mendjen e të japë dorëheqjen për të mirën e PS dhe të qytetarëve shqiptarë. Protestat do vijojnë, kjo e sotmja është më e fuqishme. Do të vijojmë deri në rrëzimin e tij dhe nuk ka asnjë shans të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit”, është shprehur Baçi.