Paralajmërimet e Ramës, LSI: Ta lëmë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë të ketë qejf

423
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka folur pas mbylljes së Konventës Zgjedhore ku Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e kësaj force politike.
Ai tha se LSI ka si mision për t’i shërbyer demokracisë dhe interesit qytetar. Në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama se ‘do ta çojmë tepsinë për skrap’, Luan Rama tha ‘le ta lemë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë ka qejf’.
“Të qenit opozitë aq më tepër në kushtet aktuale ku gjendet vendi, nuk është thjesht përligje e verdiktit që dhanë qytetarët ne e konsiderojmë një mision për t’i shërbyer demokracisë dhe interesit qytetar. Aq më tepër që 75% e shqiptarëve nuk votuan rilindjen. Janë rreth 230 mijë vota besimi që nuk janë të lidhura as me tepsinë dhe as kusinë. Janë vota për të përmbushur një mision, të opozitës së vendosur.
Ta lëmë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë të ketë qejf me të dhe t’i lëmë të krijojnë kohezionin e artikulimeve. Qytetarët shqiptarë, në mënyrë të veçantë të rinjtë nuk kanë nevojë për retorikë por për besim që duhet ringjallur. Ne do të bëjmë këtë gjë sepse është detyrimi ynë”, deklaroi Luan Rama.
Sigal