Zëvendësohet Mark Frroku, Dhimitër Muslia në krye të PKDSH

513
Partia Kristian Demokrate ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes publike që bëri ish kreu i saj, Mark Frroku.
Me shumicë votash në krye të kësaj force politike që përfaqësohet në Parlamentme një deputete, do të jetë Dhimitër Muslia, i cili ka zëvëndësuar Marrk Frrokun, dorëheqjen e të cilit Këshilli Kombëtar e miratoi me unanimitet.
Pas këtij vendimi këshilli kombëtar vendosi që në bazë të statutit të partisë të mandatojë në këtë post avokat Dhimitër Muslia, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në zhvillimin e Kongresit të radhës.
Ndërkohë, deputetja e re e kësaj partie Mirela Ferracaku është mandatuar të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të kësaj partie. 
Sigal