Para vizitës së Merkel, ambasadori gjerman në zyrën e Bashës

172
Sigal

Ambasadori gjerman në Tiranë zhvilloi këtë të Hënë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, në selinë e Partisë Demokratike. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk pati njoftim për mediat nga palët lidhur me atë ç’ka u bisedua.

Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, në vendin tonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Tiranën më 14 shtator, në kuadër të procesit të integrimit në BE.