Panariti: Shtyrja e afatit për titujt e pronësisë, plotësisht e justifikuar

524
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh sot në Kuvend se, “shtyrja e afatit të verifikimit të titujve të pronësisë edhe me dy vite të tjerë, deri më 31 dhjetor 2017, është plotësisht e justifikuar. Nisur nga administrimi i ri territorial, tha ai, afat i ri i jep mundesi te gjitheve të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, për te përfituar nga tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Gjatë fjalës në seancë, ku u diskutuan ndryshimet ne ligjin ‘mbi titujt e pronësisë së tokave bujqësore’, ministri Panariti, tha se ky proçes do të shkojë drejt finalizimit duke i dhënë tokën pronarit legjitim. Ky proçes, vijoi ai, do t’i shërbejë zhvillimit të tregut të tokës bujqësore, rritjes së kreditimit, transaksioneve dhe mbi të gjitha zhvillimit të bujqësisë. Duke u ndalur në zhvillimin e bujqësisë sot, Panariti theksoi se”eksportet vetëm këtë vit janë rritur me 27%. Ndërsa reforma historike që po ndërmerr qeveria për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese do të shtojë këtë vit me 60 mijë ha tokat e vaditura, ndërsa sfida mbetet, ujë në çdo parcele bujqësore”, u shpreh ai.
Sigal