Panariti: ”Qëllimi jonë është të jemi forcë e parë qeverisëse dhe kjo nuk është më ambicie, por realitet”

420
Kandidatët për deputetë të LSI për rrethin e Pogradecit, Z.Edmond Panariti, i cili eshtë dhe i pari në Qarkun Korçë, Znj.Brunilda Paskali, Genti Çala dhe Aida Musollari, u prezantuan dje para strukturave të kësaj partie.

Kryetari i LSI së Pogradecit, Z.Çala, tha para strukturave të LSI, ku njëri nga takimet ishte me LRI, se “sot prezantojmë kandidatët e listës, që e nxjerrin LSI forcë të parë. “Ky është qellimi ynë. Sot prezantoj Z.Edmond Panaritie që kryeson listën, Znj.Bruna Paskali dhe Aida Musollarin, që është bija jonë”, tha Çala.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti tha se, “qëllimi jonë është të jemi forcë e parë qeverisëse, sepse kjo nuk është më ambicie, por realitet”. “Në krah kam Brunën, një personalitet dhe nënkryetare e suksesshme e bashkisë Tiranë, që është vlerë e shtuar. Aida është bija juaj, ndërsa Genti është motorri i LSI këtu”, tha Panariti. Sipas tij, LSI do të jetë forcë e parë, pasi çdo ditë afrohen njerëz dhe bëhen pjesë e LSI dhe kjo na bën të ndihemi mirë e më të fuqishëm.

Znj.Paskali në fjalën e saj prezantuese, tha ndër të tjera se, ishte e nderuar qe prezantohej në Pogradec dhe se është pjesë e listës së kandidatëve të LSI në qarkun Korçë, ndërkohë që me punën e të gjithëve, me programin e saj, veç bujqësisë, por edhe për të rinjtë e gratë, LSI do të jetë forcë e parë.
Sigal