Panariti: Ndal largimit të mbetjeve të pas tërmetit nga monumentet tona historike

517
Sigal

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me monumentet historike të dëmtuara nga tërmeti.

 

Panariti kërkon të ndalet largimi i mbetjeve të tërmetit nga monumentet tona historike, sepse sipas tij, restaurimi i tyre nuk është një riparim i thjeshtë godinash.

Postimi i plotë:
Ndal largimit te mbetjeve të pas termetit nga monumentet tona historike.. Sepse restaurimi pas termetit i demeve ne monumentet tona historike, nuk eshte nje riparim i thjeshte godinash…!
…… Vizita e Presidentit Meta ne keshtjellen e Krujës dhe thirrja e tij per marrjen e masave per ruajtjen dhe riparimin e trashegimive tona te vyera dhe te pa zevendesueshme historike te demtuara pas termetit, nxjerr dy probleme.. Se pari qeveria duhet te ndaloje menjehere largimin e mbetjeve pas shembjeve te kalave, teqeve etj nga perimetri i shembjes se tyre…Cdo gje duhet te “ngrije” deri sa një ekip restaurues te vije ne vend dhe te mbledhe edhe gurin, ashklen apo edhe ciflen me te pa rendesishme, ti fuse ne arka, ti seleksionoje dhe klasifikoje me kujdes.. Keto dhe vetem keto do te perdoren ne procesin e restaurimit te tyre . Ne termetin prej 6.5 ballesh ne Friuli te Italisë, qeveria italiane krijoi menjehere nje komitet dhe nje laborator per grumbullimin, analizimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga monumentet historike te demtuara. Ato u riperdoren ne mbi 90% ne restaurim. Qofsha i gabuar por druaj se kjo nuk eshte bere dhe guret origjinale mesjetare të ketyre monumenteve mund të jene flakur si mbetje inerte….Te restaurosh nuk eshte e njejte me te riparosh!