Panariti: Marrëveshje Amerikane për tu zbatuar në tokë Europiane. Liberalizim i vizave për qytetarët e Kosovës

302
Sigal

Marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë e firmosur në Shtëpinë e Bardhë për ish-ministrin e LSI-së, Edmond Panariti, duhet të konkretizohet në Europë. Sipas tij, është koha që Europa të miratojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Sikundër edhe rritja e presionit të Brukselit për rishikimin e qëndrimeve të pesë shteteve anëtare të cilët ende nuk e njohin Kosovën do të dëshmonte për vendosmëri dhe përkushtim për një zgjidhje të qëndrueshme të marrëdhënieve Kosovë Serbi. Pritshmëritë dhe shpresat janë të mëdha”.

Postimi i plotë

Marrëveshje Amerikane për tu zbatuar në tokë Evropiane! Fryma e marrëveshjes historike Prishtinë Beograd e arritur në Washington, falë rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara do të duhet të përparojë dhe të konkretizohet në tokë Evropiane.

Prandaj roli dhe ndikimi i Bashkimit Evropian në hapat politikë që do të duhet logjikisht të pasojnë këtë marrëveshje është thelbësor.

Së pari liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ishte “bonusi” Evropian për këtë investim historik Amerikan drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Sikundër edhe rritja e presionit të Brukselit për rishikimin e qëndrimeve të pesë shteteve anëtare të cilët ende nuk e njohin Kosovën do të dëshmonte për vendosmëri dhe përkushtim për një zgjidhje të qëndrueshme të marrëdhënieve Kosovë Serbi. Pritshmëritë dhe shpresat janë të mëdha!