Tragjike në Sarandë, mësuesja gjendet e pajetë në shtëpi

323
Sigal

Një mësuese në Sarandë është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

E pajetë në lagjen nr.3 të Sarandës është gjendur mësuesja e dalë në pension Lida Dako.

72-vjeçarja, dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe sipas burimeve kishte nisur të dekompozohej.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet.