Panariti: Dialogu, dhe jo sanksionet do të sjellin njohjen e Kosovës nga Serbia!

325
Sigal

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se duhet dialog që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo sanksione.

Postimi i plotë i Panaritit:

Dialogu, dhe jo sanksionet do të sjellin njohjen e Kosovës nga Serbia!

Dialogu Prishtinë – Beograd, i cili do të kishte si përfundim logjik njohjen e Kosovës nga Serbia, ka ngrirë!
Sepse Serbia përdori sanksione! Duke vetuar anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë.
Dhe këtu nuk bëhej fjalë për OKB-në, por për organizma të sigurisë dhe kontrollit të kufijve, krimit dhe trafiqeve si Interpol.
Sigurisht që anëtarësimi në këtë organizëm ka të bëjë me sigurinë e rajonit dhe jo thjesht me atë të shtetit anëtar dhe prandaj pala serbe nga kjo pikëpamje mund ta moderonte qëndrimin.

Pala serbe madje nuk përdori as votën abstenuese, e cila mund ta mbante dialogun me Prishtinën të gjallë, por duke e mbajtur ende “hapur” çështjen e njohjes se Kosovës, e cila do të vinte si rezultante e dialogut Prishtinë – Beograd.
Por duket se dikush ishte i interesuar për “minimin” e dialogut, sepse me lëvizjen e bërë Serbia, llogariti që pala tjetër do të përgjigjej po me sanksion..
Ashtu ndodhi, Qeveria Haradinaj me dinjitet dhe reciprocitet përdori të vetmin sanksion që ajo kishte në dore “taksën”.
Por ku ka sanksione dihet nuk ka më dialog!
Kurthi u ngrit.. Qëllimi u arrit!
Procesi u ndal!

Por dialogu Prishtinë – Beograd, është prioritet absolut i Amerikës dhe BE!
Por mbi të gjitha dialogu është në interes të Kosovës për të mbyllur kapitullin e konfliktit me Serbinë me njohjen nga kjo e fundit.
Sigurisht për tu njohur dhe pranuar botërisht dhe pa pengesa nga të gjithë!
Nga ky kurth duhet dalë me dinjitet dhe me reciprocitet.. Dialogu duhet të fillojë.. Sa më parë dhe sa më shpejt!