PAA: Po cënohet fushata elektorale për kreun e Bashkisë së Kolonjës

439
Sigal

 

Partia Agrare
Ambientaliste ka reaguar në lidhje me disa veprime dhe akte që, sipas saj, po
cenojnë rëndë fushatën elektorale për kreun e Bashkisë Kolonjë.

“Po konstatojmë në
Kolonjë investime elektorale të “Rilindjes”, me të cilat jo vetëm që nuk
pajtohemi, por i konsiderojmë forma të pamoralshme për të marrë vota.
Investimet po bëhen në disa zona të Kolonjës ku banorët jetojnë nën minimumin
jetik dhe ku varfëria është ulur këmbëkryq”, tha zëdhënësja e PAA-së, Deni
Turhani.

“Punonjës të
administratës publike, kryesisht në Ersekë e Leskovik, ndihen të kërcënuar pasi
PS-ja po imponon monitorimin e votës duke urdhëruar që të votojnë me shenja të
veçanta në fletët e votimit. I bëjmë thirrje KQZ-së që në këto kushte të
shikojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi të veçantë, ku të bëjë me dije se
çdo fletë votimi me shenja të veçanta të konsiderohet e pavlefshme. Të ndalet
raprezalja ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës publike”, shtoi
zëdhënësja e PAA-së.