Samiti i Diasporës nis sot punimet në Tiranë, në 4 panele paralelisht

447
Sigal

Samiti i Diasporës ka nisur sot
punimet në Tiranë, në katër panele paralelisht konkretisht në Muzeun
Historik, Galeria e Arteve, Teatri Kombëtar dhe Ministria e Punëve të
Jashtme.

Në orë 10:45,
në Ministrinë e Punëve te Jashtme do të çelet ekspozita “Dokumente
mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës”, e arvanitasit Panagiotis
Koliomichalis.

Pas ceremonisë
se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë:
“Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi
më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë:

Ministri i
Punëve të Jashtme Ditmir Bushati; ministri i Punëve të Brendshme
Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver
Hoxhaj. Rreth 1 mijë poërfaësues shqiptarë nga mbi 40 vende të botës.