PAA Kryetari Duka: “Të mundim përhapjen e pandemisë që të shpëtojmë ekonominë”

310
Sigal

Apelet publike të shumë liderëve dhe mjekëve si edhe masat e marra nga shumë shtete duhet të na bindin për përdorimin e maskave të cilat parandalojnë deri në 70% të përhapjes së pandemisë.

Vetëm respektimi i të gjitha masave parandaluese të përhapjes së pandemisë do të na ndihmojë në mos-mbylljen e ekonomisë.

Optimizmi për vaksinën nuk duhet të ulë përgjegjësinë edhe individuale për respektimin strikt të masave parandaluese dhe mos-përhapjes së pandemisë.

Sfida jo vetëm e qeverisë është të shpëtojmë sa më shumë të sëmurë, të mos mbyllim ekonominë që të kemi sa më pak të papunë, të varfër dhe biznese në rrezik falimentimi.

Qeveria duhet të garantojë mbështetjen për shëndetësinë  dhe të ulë kostot direkte dhe indirekte që pacientët po paguajnë vetë.

Qeveria duhet të mbështesë sa më shpejt të papunët, të varfërit dhe bizneset që po kërcënohen nga vala e dytë e pandemisë.