OSHEE kartolinë me Covid për familjet shqiptare

206
Sigal

Gjatë fushatës së 25 prillit, ‘Rilindja’ premtoi faljen e gjobave për maskat dhe orën policore. Por kjo rezultoi një mashtrim, pasi OSHEE, bashkë me faturën e dritave ka vendosur edhe gjobat e policisë për 105 mijë qytetarë. Por askush nga zyrtarët nuk flet për rimbursimin e ilaçeve, maskave, mbylljen e vendeve të punës, çmimet e larta dhe përgjëgjsinë për fshehjen e vrasjes së një të riu të pafajshëm nga policia

OSHEE “shpërndan” Covid  tek familjet shqiptare

Politikanët e korruptuar kanë përdorur emergjencën shëndetsore për të shkatërruar demokracinë dhe për tu sjellë si autokrat. Kjo situatë, pas protestave në Evropë, SHBA dhe shumë vende të tjera të kontinenteve të Azisë dhe Afrikës , bëri që një pjesë e liderëve të reflektojnë duke u tërhequr nga vendimet ekstreme.  Madje rreth 1 vit më parë ,drejtuesi i emisionit nga më të ndjekurit në “Fox Neës” , Tucker Carlson deklaroi se politikanët e botës, në marrveshje me njëri- tjetrin janë tallur me qytetarët. E njëjta situatë është edhe në Shqipëri, ku ende pas orës 23.00 deri në 06.00, qeveria Ramës ka vendosur diktaturën e natës, ndërkohë që gjatë ditës në Shqipëri sipas të njëjtit vendim të qeverisë , mund të hyjnë e të dalin kush të dojë, pa test, pa karantinë dhe asnjëllojë kërkese llogarie. Atëherë përse ndalohen natën të thithin ajër të pastër cilido që mund të shëtis nëpër rrugë dhe buzë vijës bregdetare të plazhit ? Këtë e di vetëm “Rilindja”,  e cila ka dhënë këtë urdhër që ruan autokracinë e liderit dhe neodiktaturën. Mund të mbyllësh ,lokalet e natës, koncertet dhe gjithçka që mendon Komiteti Teknik “Politik”, por jo lëvizjen e njerëzve. Kjo dihet pse bëhet ! Qeveria i ruhet fillimit të protestive për manipulimet e zgjedhjeve të 25 prillit, por kjo nuk do ta ndalë dot revoltën qytetare ,qoftë edhe me “marrëveshjen” e fshehtë Rama-Basha. Madje në Shqipëri  i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë. Ngjarje kjo e dokumentuar me video, ku  Rasha u vra  me plumb pas shpine ndërkohë që ishte i pa armatosur, pas të cilës nisën  reagimet e  forta qytetare me anën e protestave masive. Por kjo situatë u shoqërua me gjoba të majme për qytetarët dhe partitë opozitare, ndërkohë që për qeveritarët, ‘patronazhistët’ që lëviznin në 24 orë në çdo cepë t të qyteteve dhe Shqipërisë nuk u ndërmor asnjë masë administrative. Janë me qindra e mijëra gjoba që u premtuan se do faleshin para zgjedhjeve , por në të vërtetë, sot në faturat e korrik- gushtit u kanë shkuar në çdo derë qytetari si për t’u kujtuar Covidin si dhuratë e qeverisë së ‘Rilindjes’ pas zgjedhjeve të manipuluara të 25 prillit. Ky është një mësim i mirë për të gjithë shqiptarët , të cilët ende nuk janë bindur që ‘Rilindja’ e Ramës ecën me parimin “kalova lumin, të bëfsha kalin”…

S’ka falje, 105 mijë gjobat për maskat do t’i paguani

Nëse pas tetorit të 2020 jeni gjobitur për mosmbajtje të maskës në rrugë, mos u habisni kur ta shihni gjobën të shtuar në faturën e energjisë elektrike një vit më pas. Juristit Ledio Braho, gjoba i erdhi 3 muaj më pas. Çështjen e fitoi në Gjykatë Administrative, por megjithatë gjoba nuk u hoq nga fatura e dritave.

“Edhe pse policia e shtetit ishte palë në gjykim nuk e kishte përcjellë vendimin e gjykatës tek OSHEE. Duke vënë në ekzekutim nëpërmjet shërbimit përmbarimor u hoq edhe nga sistemi i OSHEE, u krye edhe veprimi nga policia e shtetit”, tregon juristi. Paçka se prej majit të këtij viti nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë dërguan në OSHEE për vjelje rreth 105 mijë gjoba.Me një seri gjyqesh në Gjykatë Administrative kundër këtyre gjobave, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë amnisti të tretë.