OSBE me 2 standarde për zgjedhjet dhe protestat e qytetarëve

453
Sigal

OSBE-ja me dy standarde në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger është shprehur se OSBE mund të lehtësojë dialogun për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Greminger tha se ajo që nuk mund të bëjë OSBE është të marrë vendime politike. Mirëpo, misionarë të OSBE-së përherë përsëritin sloganin, që krizën ta zgjidhin shqiptarët. Ndërkohë, OSBE-ja gjithë kohën nuk ka folur për 30 qershorin që u zhvillua në kundërshtim me Kushtetutën, pa dekret të Presidentit të Republikës, as për manipulimin e numërimit të votave, kur KQZ-ja e dha rezultatin pas 27 ditëve, as për krimin e organizuar në Shqipëri, as për kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë me rekorde kriminale, as për vjedhjen e votës, siç u dokumentuan edhe nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, as për hashashizimin e Shqipërisë, për kokainë, të cilat e bënë Shqipërinë Narkoshtetin e parë të Evropës, as për korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë, as për koncesionet që jepen pa transparentë dhe në mënyrë korruptive, as për vettingun me dy standarde, as për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Mirëpo, OSBE-ja, kur thotë që shqiptarët ta zgjidhin krizën, hesht kur 400.000 mijë shqiptarë emigrojnë, ndërkohë që sa herë opozita proteston, ambasadori i OSBE-së u ngre edhe gishtin e mesit, dhe akoma OSBE-ja nuk e ka larguar, që të rivendosë sadopak reputacionin e saj tek shqiptarët.