Besnik Mustafaj: Anti – KÇK-ja është antikushtetuese

427
Sigal

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj: Anti-KÇK është antikushtetuese

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, pohoi dje se Rama i korruptuar, kërkon t’u hedhë hi syve vendeve skeptike të BE-së me aktin normative të Anti – KÇK-së,.  Besnik Mustafaj duke komentuar operacionet e OFL, deklaroi se ata janë antikushtetuese dhe se shkelen të drejtat e njeriut dhe  Rama bën spektakël me të tilla operacione, për të hequr vëmendjet nga skandalet që kanë “mbërthyer” qeverisjen e tij.  Besnik Mustafaj: Juristët e kritikojnë këtë operacion. Qeveria Rama ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Komiteti i Helsinkit ka bërë një kritikë këtë herë. Nuk mundet që policia të dalë mbi gjykatat. Nëse nuk i konfirmon gjykata, atëherë këtu kemi problem, sepse i bie që policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Unë kam prirjen të bashkohem me profesionistët që thonë se është antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut. Edi Rama kërkon të bëjë një spektakël, që të krijojë një imazh rreth vetes, edhe pse është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Unë nuk besoj se anti-KÇK e Ramës është zgjidhja magjike për të bërë që Franca e vende të tjera të BE që të heqin dorë nga skepticizmi.