Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin, organizatori i foltores së ish kryeministrit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zekri Picari tha se një iniciativë e tillë ishte si shprehje e pakënaqësisë të të rinjve të Partisë Demokratike.
Ai tha se edhe pse jo publike, këto kishin qenë ankesa që anëtarët e partisë po i diskutonin mes vete.
“Pakënaqësi të madhe të pa adresuar kishte edhe ndaj Berishës, pikërisht për vonesën e ndërhyrjes”, tha Picari duke shpjeguar se ka kohë që kërkohej të merreshin veprime për udhëheqësinë e PD-së.
Ai tha ndër tjerash se demokratët janë larguar nga PD-ja për shkak të “keqqeverisjes Rama-Basha”.
“Foltorja e djeshme shërbeu si një hapësirë e parë për të shprehur të gjitha pakënaqësitë ndër vite dhe për të riaktivizuar
I pyetur se çfarë qëndrimi mban ndaj shpalljes non grata të Berishës nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, Picari tha se “foltorja po e kthen demokracinë e brendshme të partisë”.
“Nuk ka asgjë më demokratike se demokracia e brendshme. Zoti Berisha e ka marr përsipër dhe i ka dal zot çështjes së vet dhe ai do të merret me të. Partia Demokratike u themelua për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe kjo është pro-amerikane. Partia Demokratike rivendosi në themel të Shqipërisë pluralizmin, votën, dhe kjo është pro-amerikane”, tha Picari.