“Ora e llogaridhënies po afron”, Meta thirrje nënpunësve të administratës: Mos firmosni asnjë shkelje, regjimi i ka ditët e numëruara

189
Sigal

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video të rrjetin social “facebook” të cilën e bashkëshoqëruar me një mbishkrim ku thotë se ora e llogaridhënies po afronte.

Ndërsa mes të tjerash, Meta u ka kërkuar nënpunësve të administratës publike që të mos firmosnin asgjë në shkelje të ligjit sepse sipastij ditët e qeverisë ishin të numëruara.

Postimi i Plotë i Ilir Metës:

ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON! 🇦🇱
U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit!
Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara!