Opozita shqiptare/ Çel fushatën për kryebashkiakun e Kukës, video-ja dhe prapaskenat që tronditën zyrtarët dhe ministrat e Rilindjes

64
Sigal

Pas përfundimit të seancës plenare të së hënës ku u miratuan dekretimet e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama, Sali Berisha duke folur për mediat hodhi akuza të forta për socialistët. Ai tha se seanca plenare i ngjante një sesioni të klaneve mafioze, ndërsa akuzoi edhe ministrat e rinj si të përfshirë në korrupsion. Berisha hodhi akuza të forta ndaj Elisa Spiropalit, që sipas tij ishte projektuar për t’u bërë ministre e Jashtme, por në momentet e fundit ka dalë një video që ka detyruar Ramën që ta anulojë emërimin e saj ku sipas Berishës në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës. “Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Kjo shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Le t’i marrim pak me radhë. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë pronë pa vjedhur dhe pa përvetësuar me klanin e saj. Por zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat. i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet dhe ceremonitë për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali. Por një video që  thuhet se doli në rastet e fundit në të cilën Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Pëllumb Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër qendrës, detyroi thonë, Ramën të anulonte emërimin e saj. Ju garantoj se sapo të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike pa asnjë diskutim, por që e patë sesi nxinte Eliza në asamble ajo ra në sy nga të gjithë sikur të kishte rënë një mort i madh në një kohë kur në fakt ju bënë pluhur ëndërrat për t’u bërë ministre e jashtme vetëm minutën e fundit nga një video që thuhet se qarkullon.”- tha gjatë fjalës së tij Berisha. Më tej ai komentoi edhe për largimet e tjera. “U lartësua në qeveri vetëm për shkak të lidhjeve të tij me krimin. Largimi i Krifcës e infektuar nga virusi Xhaçka se ajo e pa se kur Olta e bëri burrin strategjist po dhe ky burri im nuk është më pak se i Oltës edhe filloi t’i japë si nënkontraktori i Gjikurisë nga tendera dhe gjëra nga paratë e taksapaguesve shqiptarë 140 milion euro gjoba e shqiptarëve për shkak të veprimeve të Krifcës së qeverisë. Por të themi atë që është, ata që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare, në të cilën regjistrime faktojnë se emërimet i bënte me ryshfet. Ajo shkon në një sektor, të cilin Ogerta e la në agoni. Shkon për t’i dhënë “colpo di grazia”. Pra nuk po flas për Edonën e Zeusit se ajo shkoi në qiell atje ku i kishte mendtë, por prurjet e tjera janë mëkatare dhe unë ju garantoj se ne ansamblit të Krimit dhe të Drogës që qeveriste iu shtuan anëtarë të rinj” – tha Sali Berisha.

 

NOA