“Shqiptari shtyn shqiptarin, për një vrasës”, ardhja e Vuçiç përplas Vetëvendosjen me policinë në Tiranë

469
Sigal

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur me policinë para ambienteve të hotelit ku kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim, presidentin e Kosovës Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev.

Një protestuese i ka kërkuar policisë që të mos e prekë me dorë pa i treguar një mandat arresti, ndërsa tha se “Shqiptari shtyn shqiptarin, për një vrasës”.

Me fjalën ‘vrasës” ajo i referohej Vuçiç, i cili ngjalli zemërim tek shqiptarët duke mohuar masakrën e Recakut.