/Gazeta TELEGRAF
Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja
Pas dhunës së bandave të krimit kundër protestuesve në Elbasan, dje ndodhi sërish një dhunë kundër kandidatit për deputet të PD-së Luçiano Boçi nga oligarku i “Rilindjes”, Gjergj Luca, të cilët u përplasën fizikisht në një lokal të Elbasanit. Ish-deputeti Luçiano Boçi e ka quajtur konfliktin si një agresion me motive politike, duke shtuar se të majtët janë në panik dhe të frikësuar nga humbja.
Reagimi i ish-deputetit Luçiano Boçi
Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar, duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjatë përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Më datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar. Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë, Ishte i shoqëruar me dy tre badigard. Ky zotëri që as zotëri nuk mund ta çuajë, vjen godet dhe më pas e agravon situatën, saqë kërcënon dhe me jetë.
Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi: Dëshmi e dëshpërimit të Ramës për humbjen
Agresioni i ortakut të qeverisë, Gjergj Luca, ndaj kandidatit të PD në Elbasan, Luciano Boci, është një dëshmi e dëshpërtimit të thellë që ka Edi Rama nga humbja e sigurtë që e pret me 25 prill, dhe një vërtetim i sistemit korruptiv që ai ka ngritur në këto 8 vite. Gjergj Luca, është një oligark i Edi Ramës, që ka privatizuar e ka marrë çdo pasuri që ka dashur në Elbasan, me një të rënë të lapsit. Gjergj Luca është përfitues dhe plaçkitës, dhe ai do të bëjë gjithçka, sëbashku me mercenarin e tij politik, Taulant Balla, që të ruajë privilegjet. Por kjo fushatë, këto zgjedhje, janë për qytetarët, për interesat dhe jetën e tyre. Nuk janë për një grusht njerëzish me të cilët Edi Rama ka ndarë asetet dhe buxhetin në këto 8 vite. Biznesmeni i Edi Ramës, e bëri sot edhe më të qartë zgjedhjen që duhet të bëjnë qytetarët më 25 prill. Do të votojnë në Elbasan që të shtojë edhe më shumë pasurinë Gjergj Luca, të rrisë luksin Taulant Balla, apo do të votojnë të kenë rend e siguri, të kenë rritje të pagave e pensioneve, të kenë vende të reja pune, të kenë dyfishim të ndihmës ekonomike, subvencione në bujqësi, e mbështetje për të rinjtë e familjen.
Taulant Dedja, ish deputeti i PS-së: Rrugaçi është L(l)uca!
Ish deputeti Socialist Taulant Dedja, nga Elbasani, reagon për dhunën e oligarkut Gjergj Luca, duke pohuar, që oligarku është rrugaë dhe nuk mund të bëjë dot pis Prof. Boçin. Reagimi: Duke i njohur të dy individët, L(l)ucën e peshkut në Labinot dhe profesorin Luçiano Boçi nga Elbasani, nuk hezitoj fare të them që rrugaçi është i pari! Oligarku nuk e bën dot pis Prof. Boçin, që është simbol i qytetarisë së Elbasanit!
Berisha: Edvin Xibraka i tmerruar nga humbja e sigurtë, asgjë nuk e shpëton
Ndal skenarëve të dhunës të Edvin Humbësit! Miq, kreu i meduzës Edvin Xibraka i tmerruar nga humbja e sigurt ndërsen narkobanditin Luca dhe bandën e tij kundër kandidatit për deputet të Elbasanit, Luçiano Boçi dhe e agreson fizikisht dhe i prish takimin elektoral. Dënoj me ashpërsinë më të madhe skenarin e dhunës të Edvin Drogës dhe narkobanditit të tij Luca kundër kandidatit të PD Luçiano Boçi dhe shtoj se asgjë nuk ju shpëton dot nga ndëshkimi shembullor i qytetarëve të Elbasanit me datën 25 prill. Shikoni videon se si shushunja, gjakpirsi mercenar i Edvin Drogës sillet ndaj gazetarëve.
Aurel Bylykbashi: Taulant, po vazhdove të më ngacmosh, do të zbres në fushë! Dhe do të kem punë vetëm me ty
Taulant, prapë me mua ti?
Unë nuk jam as kandidat për deputet, as kryetar partie. Mua më kanë vënë koordinator në lagjen rrotull shtëpisë time, që do ta kryej me korrektësi. Kështu që nuk kam pse bej protagonistin, aq më tepër kur nuk ta kërkojnë. Atë ditë kam ardhur me vonesë në shesh, kamerat aty janë, shikojini. E vetmja gjë, që kam bërë është të pengoja me trup përplasjen, sepse ju Taulant hytë brenda gardhit tonë. Thirrjet, sharjet, nga të dy anët, ju mbetën ju organizatorëve. Ti kishit koordinuar lëvizjet që të mos përplaseshim. Ku e ke hallin? Apo ju mbeti ngjarja në derë dhe doni alibi jashtë jush? Treguat me zë dhe figurë, se si doni ti fitoni zgjedhjet në Elbasan, me dhunë!! Por ti nuk ke as talentin e ish-kryebashkiakut Sejdini, atij nuk i kuptohej lëvizja e radhës dhe nuk i ballafaqonte njerëzit e tij me opinionin publik. Se kështu merr dhe njerëzit ne qafë. Apo doni të më frikësoni mua? Mua mund të më rrahësh, nuk lëviz më badigard, mua edhe mund të më vrasësh, nuk mbaj armë me vete, por mua nuk më bën dot presion dhe nuk më frikëson dot njeri. Sepse kam ca parime të karakterit që më mbajnë në ekuiliber, nuk i bëj keq njeriu dhe nuk i hyj në hak askujt, gjithë jetën time jam përpjekur të bëj mirë, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalën e dhënë dhe e fundit e drejta mua më bën trim Taulant. Kur kam të drejtën me vete, nuk ka gjë që më del përpara. Por po vazhdove të më ngacmosh, sinqerisht nuk dua të bëj protagonistin, atëherë do të zbres në fushë. Siç di unë. Dhe do të kem punë vetëm me ty. Me askënd tjetër. Mos kujto se i kam harruar ditët e burgut, që i bëra nga ty, dhe vetëm nga ty. Si demokrat i thjeshtë, politikisht po të them, po inspiron dhunë ne qytet. Ti do ikësh, por do lësh mbrapa hasmëri. Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve. Që, për ju të Tiranës, të vritemi me njëri-tjetrin. Ky qytet ka disa kode bashkëjetese, që ti po i shkel. Se që ta dish, edhe në ditët e marrëdhënieve më të këqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtëm, nuk e çuam luftën politike tek pragu i shtëpisë së ndonjërit. Dhe gjithë këtë po e bën për mandatin tënd, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me tokën të bashkohet. Edhe 7 shikojeni me dylbi. Por, ti mund të bëhesh deputet përsëri, por titulli, Deputet i Elbasanit, nuk është thjesht një mandat. Është mënyrë sjelljeje. Përpiqu ta meritosh. Kaq kisha për sot. Dhëntë Zoti e takohemi në zgjedhjet lokale që nuk janë larg.