Oligarkët pasurohen, sipas bursës nafta duhet të shitej 165 lekë/litri

158
Sigal

 

Në mbledhjen e djeshme bordi i krijuar nga Edi Rama për të vjedhur shqiptarët nëpërmejt çmimit të naftës, vendosi që çmimi i naftës të bjerë me 6 lekë, pra nga 217 lekë litri të shkojë në 211 lekë.Por a është kjo e mjaftueshme?Me një kontroll të thjeshtë të çmimit në bursë, shihet se ulja është drastike, 97,09 dollarë fuçia, një çmim shumë i ulët krahasuar me 123 dollarë fuçia që ishte një javë më parë kur nafta po shitej me 270 lekë litri.

Në kohën kur çmimi në bursë ishte 110 dollarë për fuçi, nafta shitej me 185-190 lekë për litër. Mirëpo kjo nuk po ndodh në këtë kohë. Me një llogaritje të thjeshtë, sot, me çmimin 97 dollarë për fuçi, nafta duhej të shitej me pothuajse 165 lekë litri.

Por, pse nuk po shitet kaq?Edi Rama, Denar Biba dhe bordi i krijuar nga ai, si Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj, mbushin xhepat nga oligarkët e naftës dhe ia ngopin popullit sa të munden në një situatë që thuhet se është ‘luftë’.