Vasili kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe uljen e taksave: Vetëm kështu mund të ulet çmimi i naftës

102
Sigal

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, ka kërkuar shkrirjen e Bordi të Transparencës në mënyrë që sipas të tij të ndalet vjedhja e qytetarëve përmes çmimit abuziv të naftës.

Përmes një postimi në facebook, Vasili ka publikuar dokumentet që tregojnë se pjesë e Bordit nuk është asnjë përfaqësues nga konsumatorët, por vetëm pjesëtarë të qeverisë dhe oligarkë, ata që e tregtojnë naftën dhe që kanë interes që çmimi të jetë sa më i lartë për të fituar sa më shumë.

Gjithashtu Vasili kërkon nga qeveria të ndjekë shembullin e vendeve të tjera dhe të ulë taksat mbi naftën në mënyrë që të ketë ulje të çmimit.

Postimi i plotë:

Asnje perfaqsues nga konsumatoret dhe bisnesi,

Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat, qe te ndalet vjedhja e qeverise me çmimin e Naftes!

Shqiptaret po vidhen çdo dite me çmimin e naftes, qe edhe dje u rrit ne 248 litri.

Shikoni me vemendje perberjen e Bordit te Hajduterise, ne Dokumentin origjinal, qe po ju paraqes.

Asnje perfaqsues nga konsumatoret dhe bisnesi, por vetem Qeveri dhe Oligarket e Naftes gjen aty.

Po si mundet qe nje problem kritik, qe lidhet me çmimin e Naftes vendimet ti marrin vete ata qe e shesin naften, pra ata, qe jane te interesuar te fitojne sa me shume dhe pala e demtuar te mos ekzistoje fare ne ate Bord.

Po kjo eshte nje vjedhje kaq e qarte dhe trashe sa qe as jane munduar fare ta mbulojne nga babezia per te vjedhur.

Te gjithe vendet kane ulur Taksat mbi Naften si nje mase per uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kane çmime aq te ulta megjithse nuk nxjerrin asnje ton nafte.

Vetem Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnje Takse nga ato qe rendojne mbi naften, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro ne kurriz mundit dhe djerses se qytetareve per te paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.

Si Deputet kam depozituar qe gjashte muaj me pare ne ne 9 mars 2022 ne Kuvend, ProjektLigjin per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Kabonit, te cilin hajdutet e rilindjes e bllokojne dhe as nuk lejojne te diskutohet.

Ka vetem dy rruge per uljen e çmimit te Naftes:

SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT

P.S. Shihni Dokumentin, vetem Qeveri e Oligarke Nafte, dhe Zero perfaqsim te konsumatoreve.