Oligarkët e klanit nepotik të Qeverisë, gllabërojnë 1.3 milion m² tokë në vijën bregdetare

320
Pas miratimit të ligjit për Investitorët Strategjikë, shteti i “dhuron” biznesmenëve pranë qeverisë, nga pasuria kombëtare, 1.3 mln. metra katrorë tokë për 8 projekte si hotele, vila, kazino dhe ambiente të tjera argëtimi nga Ksamili deri në Gjirin e Lalzit. Përvecc tokës publike, nga paratë e buxhetit të shtetit do tu ndërtojë edhe rrugët, kanalizimet, ujin dhe energjinë deri tek dera e hoteleve. Me sa duket bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka ‘tërhequr këmbën zvarre’ edhe për  ortakët e tjerë të pushtetit.
Sigal

Investitorët strategjikë morën 1.3 milionë metra katrorë tokë në bregdet dhe shfrytëzuan zonat më me vlerë të rivierës shqiptare.Agjencia e Investimeve Strategjike ka dhënë 8 projekte për të ndërtuar hotele, vila private dhe ambiente argëtimi për biznesmenët afër qeverisë, të cilët ndërtojnë nën statusin e investitorëve strategjikë. Vlera e këtyre ndërtesave është 423 milionë euro.Investimet u përqëndruan në zonat e Gjirit të Lalëzit- Hamallaj dhe në bregun e jugut të Shqipërisë.Që nga viti 2015 në bregdet ka 8 projekte ku janë ndërtuar hotele, vila private dhe ambiente argëtuese.Në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj janë 2 projekte të investuara nga dy kompani, në total 114 milion euro.

Në Hamallaj i është dhënë kompanisë Mane TCI një sipërfaqe toke prej 187 mijë metër katrorë. Në Gjirin e Lalzit Concord Investment ka marrë një sipërfaqe mbi 334 mijë metër katrorë

Ndërsa në jug, pas vitit 2015 moda e fshatrave turistik pushtoi bregun. Palasa dhe Dhërmiu janë zonat e preferuara të investitorëve.Në këtë hapësirë janë dhënë leje për 5 komplekse turistike me vlerë 230 milion euro.Në Ksamil, kompania Boiken SHPK ka marrë në shfrytëzim 280 mijë metër katrorë tokë.Kompania Concord në Dhërmi ka përfituar nga shteti 141 mijë metër katrorë. Po në Dhërmi janë dhënë gjithashtu 133 mijë metër katrorë për kompaninë Startek.Palasa gjendet sot nën pushtetin e dy komplekseve Green Coast ku janë ndërtuar vila private me një sipërfaqe prej 400 mijë metër katrorë.Shteti këtyre kompanive merr përsipër t’u ndërtojë rrugë dhe kanalizime dhe t’u çojë energji elektrike. Në këtë mënyrë përveç miliona euro vlerë të tokës, buxheti i shqiptarëve duhet të harxhojë miliona euro të tjera që këtyre bizneseve të mos u mungojë infrastruktura për përfitimet e tyre.

“Agjencia e Investimeve Strategjike ka dhënë 8 projekte për të ndërtuar hotele, vila private dhe ambiente argëtimi për biznesmenët afër qeverisë. Në jug, pas vitit 2015 moda e fshatrave turistik pushtoi bregun.”


Xhaçkës i bie “Bingo”, firmos VKM për hotelin e burrit në Himarë

Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur tokën shtetërore në bregdet e madje edhe vetë bregdetin një anëtari të saj. Nuk është imagjinatë. As ndonjë ndodhi në republikat afrikane. Është ngjarje reale në mes të Europës. Më parë qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili i fal për 30 vjet një sipërfaqe të madhe bregdeti në Gjilekë të Himarës një kompanie të quajtur AGTÇ Hotel Management. Kompania do të ndërtojë aty një resort të pagëzuar me emrin Dreamades Luxury Suites. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.‘Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,’ tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, ‘më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët’. Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngre shqetësime për konflikt interesi.