“Nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj Rrugën e Arbrit”/ Rama në Peshkopi: E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, “plumb pushke”

15
Sigal

Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Dibrës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Rruga e Arbrit është përfunduar dhe tashmë nuk ka më vend për premtime për këtë projekt të shumëpërfolur.

“Avash avash e mësova se këtu është problem kur të rren mendja se i ke kënaq dibranët. E kisha fiksim që në rast se nuk do të përfundonte rruga deri tek shkallët e hotelit të Astritit, dibranët do thoshin: ‘Jo mo, nuk është bërë gjë akoma’”, tha Rama, duke theksuar natyrën kritike dhe kërkuese të qytetarëve dibranë.

Kryesocialisti Rama, theksoi se edhe segmenti Maqellarë- Peshkopi, është tashmë i përfunduar dhe se rruga e re lidh Dibrën me Tiranën më shpejt se kurrë më parë.

“Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj Rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës”, u shpreh Rama, duke nënvizuar distancën e shkurtuar.

Edi Rama: Avash avash e mësova se këtu është problem kur të rren mendja se i ke kënaq dibranët. E kisha fiksim që në rast se nuk do të përfundonte rruga e Arbrit deri tek shkallët e hotelit të Astritit, dibranët aty lart në qytet do rrudhnin buzët, e do thonin jo mo nuk është bërë gjë akoma.

Më vjen mirë që dhe segmenti Maqellarë është i përfunduar. Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës.