“Nuk ka dy opozita”, Panariti: Fronti më i madh politik në Evropë foli qartë për ndryshimet kushtetuese

271
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, thotë se Partitë Popullore Evropiane janë shprehur qartë në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, duke theksuar se ka vetëm një opozitë reale që është ajo e votuara.

Sipas tij, fronti më i madh politik evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues.

Reagimi i plotë:

Shumica e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE) është shumë e qartë!

U prish konsensusi me Opozitën Reale! Prandaj kushtetuta u ndryshua në mënyrë të një anshme.

Pra Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se:

Nuk ka dy Opozita! Por një dhe vetëm një, ajo e votuara.

Ajo sot ndodhet në një front unik! Fronti i madh opozitar.

Opozita reale nuk ndodhet në parlament dhe prandaj ky është i delegjitimuar qoftë ne frymë (nuk është pluralist) qoftë në përmbajtje nuk i ka mandatet përfaqësuese nga forcat e votuara nga zgjedhësit në 2017

Prandaj fund teatrove të rrezikëshme dhe destabilizuese.