‘Një lajm i trishtueshëm’/ Shuhet artisti i njohur shqiptar

254
Sigal

Muzikologu Ferid Bala është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Artisti ka dhënë një kontribut të madh në muzikë, duke qenë edhe themelues i degës së Kantos në Shkodër. I aktivizuar fillimisht në melodramën “Dasma Shkodrana” nga kompozitori Prenk Jakova, do të dërgohej më pas edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Bukuresht. Në vitin 1971, nis punën në degën e Kantos në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Disa nga talentet që ka zbuluar gjatë punës si arsimtar janë: Valdete Hoxha, Agim Hushi, Violeta Gashi, Myfarete Laze, etj.

Ferid Bala

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në faqen e saj zyrtare në “FB” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit.

“Ndarja nga jeta e Profesor Ferid Balës një lajm i trishtueshëm, jo vetëm për familjen, ish- nxënësit e bashkëpunëtorët, por për të gjithë Shkodrën. Personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve, botues librash, familjar e qytetar i nderuar i Shkodrës, Profesor Feridi ka lënë pas një trashëgimi për të cilën ndjehemi të gjithë krenarë. Lamtumirë Profesor, pushofsh në paqe”, shkruan Ademi.