Nishani reagon për “Detin”: Rama, avokati i Greqisë! Skandal më të madh s’mund të ketë!

250
Sigal

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për çështjen e detit, ku Greqia dekretoi marrjen e 12 miljeve nga Shqipëria.

Përmes një postimi, Nishani shkruan se justifikimi i kryeministrit Edi Rama është një skandal i madh dhe i zi, duke shtuar Rama ka të drejtë të tregojë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë bën avokatin e një shteti që dëmton rëndë interesat e vendit.

“Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër”, shkruan Nishani.