Nishani: Kushtetuta nuk më lejon mosdekretimin e Xhafaj, nëse do kisha mundësi do e refuzoja kandidaturën

454
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka njoftuar në konferencën e mbajtur për median mbrëmjen e sotme se e ka dekretuar kandidaturën e Fatmir Xhafajt për Ministër të Brendshëm, por tha se nëse Kushtetuta do t’ja njihte të drejtën Presidentit, do ta refuzonte këtë kandidaturë.
“Në këto rrethana, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta per Presidentin është te shohe plotësimin e kritereve për të qenë deputet.
Në rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur Kushtetuta nuk ia jep kete te drejte, besoj dhe shpresoj që ai institucion te cilit ia njeh Kushtetuta kete te drejte, qe është Parlamenti do gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore e politike që janë zgjedhjet e ardhshme politike”, tha kreu i shtetit.
Nishani u shoreh se është bazuar në dëshmitë publike ndaj veprimtarisë së Xhafajt gjatë periudhës së komunizmit.
“Kam ndjekur me shumë shqetësim edhe disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Ka pasur dëshmi publike shqetësuese, të cilat akuzojnë kandidaturën e ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive të tyre, ky hetim bëhet për shkak të reagimit ndaj subjekteve në hetim për vdekjen e diktatorit. Në këto rrethana, në këtë kontest, dhe garancive që duhet të japë personi që do të drejtojë së pari në drejtim të respektimit të lirive, të garantimit të paanshëm të lirive dhe të drejtave dhe posaçërisht në proceseve zgjedhore”.
Sipas tij, situata para zgjedhore është e tensionuar.
“Kjo situatë e tensionuar pa dyshim nuk e ndihmon procesin e fushatës dhe zgjedhjeve politike, ndërkohë që opozita e vendit ka artikuluar kërkesën për të garantuar zgjedhje të lira. Në këtë kontekst edhe këto vendimmarrje të Këshillit të Ministrave kanë speificikë të veçantë dhe më e veçanta tek Ministria e Brendshme. Së pari, gjatë viteve të fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i Policisë së Shtetit. Tashmë është adresuar shqetësimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë në përmasa shumë shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit. Konstatimi i lidhjeve të krimit të organizuar me politikë. Gjithë kjo situatë kërkon vëmendje të madhe tek Ministria e Brendshme, sepse ajo ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor”.
I pyetur për qeverinë teknike, Nishani tha se kjo është një çështje që u përket partive politike.
“Nëse palët kërkojnë që një tryezë politike të drejtohet nga Presidenti, Presidenti i Republikës do të jetë i gatshëm për të lehtësuar procesin”.
Sigal