Nishani dekreton emërimin dhe lirimin e disa gjeneralëve

604
Sigal

Presidenti i Republikës dekretoi emërimin dhe lirimin nga detyrave të disa komandantëve të Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi të enjten emërimin dhe lirimin nga detyrave të disa komandantëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, z. Nishani dekretoi emërimin e Gjen/Brigade Bardhyl Veli Hoxha, në detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes; të Gjen/ Brigade Syrja Selim Gjoka, në detyrën e Komandantit të Brigadës Logjistike; si dhe emërimin e Gjen/ Brigade Qemal Demçe Shkurti, në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. Presidenti dekretoi gjithashtu lirimin e Gjen/Brigade Jeronim Rasim Bazo nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së; lirimin e Gjen/Brigade Qemal Demçe Shkurti nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, të Gjen/Brigade Syrja Selim Gjoka nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të FA-së.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Gjen/Brigade Bardhyl Veli Hoxha, nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike; lirimin e Gjen/Major Zyber Fasli Dushku nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, të Gjen/Major Viktor Daut Berdo nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore; si dhe të Gjen/Brigade Agim Lala nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe daljen e tij në lirim.

Po dje, Presidenti Bujar Nishani dekretoi kodin e ri zgjedhor të miratuar pak kohë më parë, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës.

GJENERALËT E EMËRUAR

Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet Komandant i Forcës Detare.

GJENERALËT E LIRUAR NGA DETYRA

Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.

Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.

Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, lirohet nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.

Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.