Nisen drejt Tiranës militantët e LSI për mitingun e madh përmbyllës

48
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme do të mbajë mitingun përmbyllës të kësaj fushate elektorale. Mbështetja e simpatizantëve të LSI në të gjithë vendin gjatë gjithë fushatës ka qenë e jashtëzakoshme.

Edhe në mitingun përmbyllës që do të zhvillohet sot në orën 18:00 me mijëra mbështetës janë nisur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, për të dëshmuar forcën e madhe politike, me energji rinore dhe me një kurajo të jashtëzakonshme kundër sistemit kriminal dhe oligarkik të kryeministrit Rama.

Mijëra mbështetës të LSI janë nisur nga Shkodra, Kukësi, Korça, Elbasani, Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe gjithë rrethet e Shqipërisë.