Nis punën komisioni për reformën zgjedhore, Bylykbashi: Të realizohet votimi e numërimi elektronik

476
Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot për herë të parë për konstituimin e tij. Mbledhja vjen pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar janë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD. Kreu i Kuvendit tha se zgjedhjet janë me rëndësi për cilësinë e demokracisë dhe komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR.
“Komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR. Të vijojë fryma e bashkëpunimit dhe konsensusit”- tha Ruci.
Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se duhet vullnet politik për reformën dhe sipas tij rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Ai kërkoi realizimin e votimit dhe numërimin elektronik.
“Vullneti politik është themeli për reformën. Raporti tregon se si u fituan zgjedhjet e kaluara.
Rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Të realizohet votimi e numërimi elektronik. Votimi me postë i emigranteve është qesharak”-tha Bylykbashi.
Ndërkohë, edhe bashkëkryetari Bledi Çuçi theksoi se ndërkombëtarët folën qartë para dhe pas 25 qershorit, ndërsa i cilësoi zgjedhjet si më të qetat të realizuara poskomuniste.
Po ashtu, Çuçi tregoi mes të tjerash shqetësimin e tij lidhur me problemin e evidentuar në raportin e OSBE/ODHIR, siç është shitblerja e votës.
“Ndërkomëbtarët folën qartë para 25 qershorit dhe pas 25 qershorit, ku vlerësuan me vota maksimale marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës. Me një rast të paprecedentë maxhoranca i ofroi para zgjedhjeve opozitën gjysmën e qeverisë, atë gjysmë që lidhet me administrimin e zgjedhjeve si dhe i dha kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve. Më shumë se kaq nuk ia vlente se i bie që t’ja jepnim ta vëzhgonin qeverinë në letër. Ishin zgjedhjet më të qeta poskomuniste dhe nuk e cënojnë legjitimitetin e maxhorancës së dalë nga zgjedhjet. Edhe unë jam i shqetësuar për rekomandimin e OSBE/OHDIR që lidhet me blerjen e votës, që ka kaluar në rend parësor, për këtë jam i shqetësuar dhe unë.”, tha Çuçi.
Sigal