Nis procesi i numërimit të votave në Fier dhe Himarë

193
Sigal

Kur kanë kaluar mbi 5 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, ai i numërimit ka nisur në disa njësi zgjedhore.

Numërimi i votave ka nisur për Bashkinë e Himarës. Numërimi ka nisur për dy kutitë e para nga 35 kuti që janë gjithsej.

Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në zonën e Fierit. Deri më tani nuk raportohen për incidente.