Nis operacioni për ujin, pezullohen 6 drejtorë të Ujësjellësit në Tiranë

574
Ashtu siç ishte paralajmëruar, qeveria ka nisur operacionin për pagesën e ujit të pijshëm.
Gjashtë drejtorë të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë janë pezulluar nga detyra për rezultate e dobëta.
Reforma për ujin e pijshëm, siç ka njoftuar Kryeministri edi Rama me marrjen e mandatit të dytë, të jetë njesoj si ajo që u zbatua për energjinë elektrike. Ndryshimi i vetëm është se debitorët nuk do të arrestohen, por do t’u lihet mundësia që për një afat më të gjatë kohor të paguajnë me këste.
Sigal