Partia Demokratike i është rikthyer sërish debatit të fotos së
kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar të
tregojë se kush i pagoi 80 mijë dollarët. Kjo është një nga pikat e renditura
nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, për të cilat i
kërkon kreut të Qeverisë që të bëjë publike kontratat.
Duke u shprehur se korrupsioni luftohet me transparencë, Zhupa tha
se nëse kryeministri Rama është i vendosur për të luftuar këtë fenomen, duhet
ta fillojë nga kontratat e miratuara nga qeveria e tij.
“Korrupsioni luftohet duke bërë transparent vendimet dhe
kontratat.
Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë
publike;
Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up
Kontratën e stadiumit Qemal Stafa
Kontratën për hemodializën
Kontratën për laboratorët, për sterilizimin
Kontratën për sheshin “Skënderbej”
Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës
Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me
fondin limit
Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve
Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë një foto me
Obamën”, u shpreh Zhupa.