Nijas Lena: Me Skënderbeun është sfidë e vështirë, edhe barazimi na vlen

585
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” kapiteni i skuadrës së Teutës, në Korçë synojmë ta mbyllin vitin me rezultat pozitiv
Nga viti 2010 e deri më sot, ju keni luajtur me tre skuadra të Superiores, më shumë ju kanë pëlqyer ato bregdetare, pse?
Për mua ka qenë fat, por edhe respekt, që kam luajtur e luaj me dy nga skuadrat më të mira të historisë së futbollit shqiptar. Në Vlorë luajta më gjatë, dhe aty kam shumë kujtime e vlerësime të mira, por edhe këtu në Durrës është e njëjta konsideratë. Një sezon me Kukësin, pata fatin edhe të jem kampion, kjo nuk është pak.

Ky është sezoni i dytë në radhët e Teutës, çfarë ka ndryshuar nga ai 2015-2016 që ju luajtët më parë?
Teuta ka qenë skuadër e stabilizuar gjatë kësaj periudhe kohe që unë kam luajtur në Superiore, njëherësh edhe në përbërje të saj. Mendoj se ka ndryshuar shumë për mirë organizimi dhe trajningu, dy tregues që kanë shumë rëndësi për një skuadër elite.

Pas barazimit me Flamurtarin 0-0 në javën e 12-të në Vlorë, Teuta ka regjistruar tre humbje resht, çfarë tregon kjo situatë për ju?
Mendoj se është një situatë ngërçi, pasi në të gjitha ndeshjet e tjera pas Flamurtarit, humbjet tona kanë qenë në shifra minimale. Teuta ka në përbërje futbollistë të rinj, por të talentuar, ka një trajner që e drejton me profesionalizëm skuadrën, shto edhe mbështetjen e Presidentit Hasanbelliu, të gjithave u ka munguar fati.

Treguesit në rezultate i keni me shifra minimale, janë edhe dobësi në gjetjen e golit?
Kur them se na ka munguar fati në tërësi me këto rezultate, aty hyn edhe konkludimi në portat kundërshtare. Por, mendoj se kjo është një situatë të cilën duhet ta kalonim, njëherësh edhe ti paraprinim. Gjithsesi, duke ritheksuar edhe një herë përbërjen e faktorët e tjerë, ne do të dalim nga ky ngërç.

Pas këtyre humbjeve resht, ju shqetëson renditja në zonën e mbijetesës?
Renditja në vendin e 8-të në tabelë pas 15 javëve të luajtura, tregon se ndodhemi në pozita aspak komode. Kjo ndeshje në Korçë është shumë e rëndësishme për ne, sepse klasifikimi nuk është ai që duam dhe kemi nevojë për pikë ndaj Skënderbeut. Në Korçë luhet futboll, dhe barazimi na vlen shumë.

Ju e njihni Skënderbeun, ku do të fokusoheni për t’i thyer “Kampionët e Dimrit”?
Skënderbeu ka lojtarë të shpejtë dhe të mirë, por ne do të mundohemi që të mos u lemë hapësira mbrapa, pasi ata janë të aftë të shënojnë në çdo rrethanë. Janë shumë të zotë edhe në goditjet standarde, ndaj meriton vlerësim e respekt, por ne do të kërkojmë të marrim maksimumin.

Teuta ka shfaqur probleme në këtë gjysmë të parë të sezonit 2017-2018, mendoni se duhet të forcoheni në merkaton e janarit?
Cili do ekip, aq më shumë në Kategorinë Superiore, ka nevojë për tu përforcuar në merkaton e dimrit. Besoj se edhe ne e kemi të nevojshme, por momentalisht ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja në Korçë, më pas është koha e mjaftueshme për të menduar merkaton.
Teuta ka qenë skuadër e stabilizuar gjatë kësaj periudhe kohe që unë kam luajtur në Superiore, njëherësh edhe në përbërje të saj. Mendoj se ka ndryshuar shumë për mirë organizimi dhe trajningu, dy tregues që kanë shumë rëndësi për një skuadër elite
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e 16-të 
Datë 22 dhjetor 2017
Partizani-Vllaznia 13:00
Kamza-Flamurtari 13:00
Laçi-Lushnja 13:00
Kukësi-Luftëtari 13:00
Skënderbeu-Teuta 13:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 15 34
2. Kukësi 15 25
3. Flamurtari 15 25
4. Laçi 15 24
5. Kamza 15 23
6. Partizani 15 21
7. Luftëtari 15 16
8. Teuta 15 15
9. Vllaznia 15 15
10. Lushnja 15 8
Te Skënderbeu rikthehet mesfushori Dita, titullar ndaj Teutës
Lajmi i mirë për trajnerit Daja, është edhe rikthimi në stërvitje me grupin i Bruno Ditës. Mesfushori kishte vendosur parakrahun në allçi, si pasojë e dëmtimit në ndeshjen ndaj Partizanit, por raportet e fundit mjekësore kanë treguar një përmirësim të gjendjes së tij. Ai tashmë e ka zëvendësuar allçinë, me proteza karboni. 24-vjeçari do të jetë i gatshëm për teknikun Daja në sfidën e fundit, ndaj Teutës.
Sigal