Ngjela: Skema e largimit të Ramës dhe pasuesi i tij

666
Avokati i njohur shprehet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është i preferuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka zbuluar një nga figurat politike, që është pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 2” dhe ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtimin e qeverisë. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Ngjela theksoi se i preferuari nga Uashingtoni është ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëse largohet kryeministri Edi Rama nga pushteti. “Interesi i tij e ka që duhet të tërhiqet, pasi nuk ka bazament për reformën. Krijoi dyshim të madh me Bashën në marrëveshjen e majit. Dhe nuk ka aftësi për reformë. Nuk e drejton dot atë, pasi nuk ka kapacitet profesional për të drejtuar një reformë. Shqiptarët kanë qenë të pavëmendshëm në zgjedhjen e kryeministrave. Ky ishte fati i hidhur i PS që ka një kryeministër që nuk njeh drejtësinë”, u shpreh Ngjela. Sipas tij, nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë ai që s’njeh drejtësinë. “Kë do donte Amerika si kryeministër të Drejtësisë kjo është çështja! Më afër nga qeveria ‘Rama’ sot mua më rezulton Fatmir Xhafaj që ka përkrahjen e Uashingtonit. Nuk e shfaq, por ka mbështetjen e SHBA. Ai i ka dhënë provat që nuk e zvarriti reformën në drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar që ai është më afër. Bravo i qoftë se e ka merituar”, u shpreh Spartak Ngjela. Mes të tjerash, avokati i njohur është pyetur edhe lidhur me marrëdhënien që ka aktualisht Ngjela me Ramën. Avokati tha se reagimet e tij kanë qenë qëndrime reale dhe të vërteta, ndërsa shtoi se nuk ka komunikim me Ramën. “Në prag të zgjedhjeve kam goditur marrëveshjen Rama-Basha. Kam mbajtur qëndrimin tim. Në politik duhet të jesh një njeri që respekton raporton me të vërtetën. Nëse e vërteta është kundër Ramës, atëherë është problemi i tij. Unë nuk kërkoj post, bëj marrëveshje. Nuk mbaj komunikim me Ramën, për ça e dua”, tha ai.

Gazeta britanike: Në tavolinën e Xhafajt 50 “koka” kriminelësh
Gazeta britanike “The Times” ka realizuar një shkrim, duke treguar gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe përpjekjet për shkatërrimin e grupeve kriminale. Gazeta vlerëson se bashkëpunimi i Shqipërisë me policinë britanike është në proces. Vitin e kaluar sipas saj, një përpjekje e përbashkët ndaloi një skemë për të ndarë kallashnikovët në tri pjesë dhe t’i vendosnin ato në pjesë të veçanta, nga Tirana për tre shqiptarë që prisnin në Mbretërinë e Bashkuar. “The Times” shkruan se në tryezën e tij, ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj, ka një listë prej rreth 50 kriminelësh kryesorë, 20 prej të cilëve veprojnë jashtë shtetit. “Ne jemi duke kontrolluar taksat, pronat dhe bizneset. Ne do t’i kapim ata, duke ndjekur paratë”, citohet ministri Xhafaj.

Në shkrim, e mirënjohura britanike flet për Moisi Habilajn dhe bandën e tij që u arrestuan në vjeshtë nga policia italiane për trafikim të armëve dhe mbi 3.5 ton kanabis në Siçili. Po ashtu “The Times” shkruan që edhe pas arrestimit të tyre, fluksi i drogës nuk është ndalur nga përtej Adriatikut. Po ashtu në Britaninë e Madhe kreu i një bande, Klodjan Çopja dhe 41 të tjerë u arrestuan me 60 milionë paund lëndë narkotike. “Kjo gjë ka shtyrë policët të dalin në një raport se trafikantët shqiptarë rezultojnë të kenë zaptuar një pjesë të madhe të territorit. Me lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit kolumbian, gangsterët shqiptarë po fuqizohen gjithnjë e më shumë që prej daljes kaotike të vendit nga regjimi komunist”, shkruan “The Times”. Më tej, gazeta shkruan se shqiptarët kanë fituar reputacion për besueshmëri, si në Lazarat. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë atje, ka pasur shumë pak arrestime të bosëve të drogës, të cilët e kthyen vëmendjen. Makinat e tyre luksoze vazhdojnë të popullojnë rrugët e Tiranës.
Kreu i antimafias italiane, sot në Shqipëri, zbulohet agjenda
Federiko Kafiero de Raho, prokurori i ri i antimafias italiane, pritet që sot të kryejë vizitën e parë zyrtare të tij në Shqipëri. Burime diplomatike bëjnë me dije se ndër takimet e tij më të rëndësishme do të jenë ato me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Të njëjta burime sqaruan se de Raho do të mbërrijë në Tiranë për të dhënë mbështetjen e institucioneve italiane për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit. Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me nisjen e operacionit për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara të grupeve kriminale apo personave të lidhur me mafian italiane. Kafiero de Raho drejton Antimafian prej nëntorit 2017, ndërsa më parë ky post është mbajtur nga Franko Roberti.
Sigal