Ngjela akuzon Ramën: “Merr fshatarë dhe vë në qeveri”

461
Sigal

Spartak Ngjela ka shpërthyer kundër Ramës, duke zbardhur edhe misterin e prishjes së marrëveshjes së tij me Ramën, për mosemërimin si Ministër të Drejtësisë. Ngjela nuk ka nguruar që ta cilësojë qeverinë e Ramës, si qeveri e bërë me fshatarë dhe jo me njerëz me shkollë.  Ngjela akuzoi kreun e qeverisë së re se prishi ‘paktin’, duke mos i ofruar postin e Ministrit të Drejtësisë. Sipas Ngjelës, Rama kishte turp të bënte publike postin që i kishte menduar ti caktonte ndaj për këtë arsye ai ‘nuk mund të ulte dot veten’ ta pranonte. “Unë jam ose me qeverinë ose kundra saj”, theksoi Ngjela. “Rama prishi partnershipin kur erdhi në qeveri. Unë ose jam në qeveri ose nuk jam, ky është statusi im. Nuk kam qenë vartësi i Ramës. Nuk e di arsyen pse nuk mu ofrua posti i ministrit. Fryma thotë se këta nuk do godasin korrupsionin këta nuk e kanë politikën në profesion. Kur një kryeministër apo pushtetar nuk e ka politikën profesion e ka të vështirë. Fakti që Rama kishte turp ta thoshte nuk kishte pse ta pranoja unë. Uë nuk mund të ul nivelin. Unë jam partner nëse nuk do tungjatjeta”, u shpreh Ngjela, teksa marrëdhënien me kreun e maxhorancës nuk e vlerësoi si armiqësor, megjithëse nuk kanë një marrëveshje ende. Kompozimi i qeverisë sipas analizës së Ngjelës është i gabuar. “politika është shkolla dhe nuk ndërpritet karriera politike, jo të marr fshatin dhe të vë në qeveri”, tha Ngjela duke deklaruar se Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Arta Dade duhet të ishin brenda kabinetit qeveritar. “Rama ka gabuar në kompozimin e qeverisë. Të paktën 3 persona duhet të ishin në qeveri. Se politika është shkolla dhe nuk ndërpritet karriera, jo të marr fshatin dhe të vë në qeveri. Majko duhet të ishte në qeveri. Blushi patjetër dhe Arta Dade. Mbase ata kanë refuzuar, por kanë bërë gabim. Nëse ka qenë shkak mandati, Rama të hiqte dorë nga kjo ide”, -tha Ngjela.  Programi i “Aleancës për Shqipërinë e Evropiane” sipas Ngjelës nuk arrin të krijojë një vizon të ri. “Shqipëria është një vend informal, Shqipëria është shoqëri informale, tregu nuk funksionon, institucionet janë jashtë ligjit, qeveritë kanë qeverisur përmes krimit. Për të ardhur keq qeveritë kanë punuar kundër rrymës, ndaj e kanë ndërruar njëra-tjetrën në mënyrë plebishitare. Pyetja do ishte a ka qeveria forcë, nuk e di ata janë të majtë”, shtoi avokat Ngjela.  Programi i “Aleancës për Shqipërinë e Evropiane” sipas Ngjelës nuk arrin të krijojë një vizon të ri. “Shqipëria është një vend informal, Shqipëria është shoqëri informale, tregu nuk funksionon, institucionet janë jashtë ligjit, qeveritë kanë qeverisur përmes krimit. Për të ardhur keq qeveritë kanë punuar kundër rrymës, ndaj e kanë ndërruar njëra tjetër në mënyrë plebishitare. Pyetja do ishte a ka qeveria forcë, nuk e di ata janë të majtë”, shtoi avokat Ngjela. I pyetur për pakënaqësitë që mund të ngjallë, bashkëqeverisja Rama–Meta, avokati tha: “ Nuk e di. Politika dhe miqësia është ujë dhe vaj nuk bashkohen. Edhe paraja dhe miqësia janë vaj dhe ujë nuk bashkohen. Harrohen ato armiqësi”.