Nga heqja e taksave te garantimi i pagave, Kryemadhi paraqet 7 pikat e programit për të shpëtuar nga “Pandemia Ekonomiko-Sociale”

368
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar planin e kësaj force politike për t’i ardhur në ndihmë  familjeve dhe bizneseve, për të parandaluar atë që ajo e quan “Pandemia Ekonomiko-Sociale”. “Shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje.

Ja masat që i propozojmë qeverisë për të kaluar këtë moment kritik dhe për të parandaluar Pandeminë Ekonomiko-Sociale”, shkruan Kryemadhi.

Në propozimet e LSI, kërkohet nga qeveria që të vendosë për heqjen e taksave lokale për të gjitha bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohës së karantinës. Po ashtu dhe t’u garantohet pagesa për personat që janë në punë dhe që nuk mund të punojnë dot. “Heqja e taksave lokale për te gjithë bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjate gjithë kohëzgjatjes se kufizimeve për shkak te karantinës.

2.Garantimi i pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira”, thekson në propozimet e saj LSI..

Propozimet e LSI

1.Heqja e taksave lokale per te gjithe bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe per gjate gjithe kohezgjatjes se kufizimeve per shkak te karantines.

2.Garantimi i Pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira.

Pagesat te kryhen ne numrat e llogarise se te punesuarve.

3.Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqerore dhe shendetesore te kategorive te punonjsve te trajtuar me 80% te pages,per te gjithe periudhen ne te cilen keta punonjes do te jene pa pune per shkak te karantinimit dhe kohes qe do ti duhet biznesit per te rikthyer aktivitetin e biznesit te tyre ne pune.

4.Subvencionim per te gjithe fermeret prodhimet e te cileve nuk mund te shiten per arsye te bllokimit te transportit apo te pamundesise se sigurimit te imputeve bujqesore dhe per pasoje mos realizimit te prodhimit bujqesor. AZHBR duhet te beje nje disbursim me procedura te pershpejtuara per çdo fermer.

5.Subvencionim te te gjithe pagesave, qe te palikujdura studenteve si detyrime per  vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave te TVSH si dhe tatimeve te bizneseve per nje periudhe  me te vone, ne vleresim te kohezgjatjes se karantines, por jo me pare se    muaji qershor.

7.Per te gjithe ata qytetare qe jane te regjistruar ne asistence si dhe per pensionistet, shteti te marre persiper rimbursimin e faturave te energjise dhe te ujit.