Nga 256 të burgosur me të drejtë vote në Fier, vetëm 186 votojnë

164
Sigal

Prej orës 07:00 kur edhe nisi në të gjithë Shqipërinë procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme Parlmentare, procesi i parë i votimit, përfundoi në burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.