Vasili nxjerr foton: Rama, përçarësi i pabesë anti-Kosovë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar se kryeministri Edi Rama është përçarësi i pabesë anti-Kosovë.

“Në emër të besës së dhënë në Beograd ky e shet Kosovën dhe gjithçka lidhet me Kosovën. Por Kosova dhe burrat e saj, që e qeverisin ja kanë kthyer përgjigjen palaços përçarës. Burrat e Kosovës i bëjnë zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, që bën zgjedhje me një parti që as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bënte më”.

Sigal

Postimi i plotë

Palaçua Rama apo përçarësi i pabesë antiKosovë! Me kurajon që vetëm një palaço i pabesë mund të ketë, Rama kërkon të fusë me çdo kusht përçarjen në Kosovë. Dje mbronte haptas taksën 100% ndërsa sot bën sikur përkrah heqjen e taksës. Dje shtrëngonte duart mbi flamur me Ramushin dhe shante Albinin. Sot hedh në gjyq dhe shan Ramushin dhe mburr Albinin. Ka vetëm një bese ky. Asaj po i qëndron besnik, besës së dhënë në Beograd.

Në emër të besës së dhënë në Beograd ky e shet Kosovën dhe gjithçka lidhet me Kosovën. Por Kosova dhe burrat e saj, që e qeverisin ja kanë kthyer përgjigjen palaços përçarës. Burrat e Kosovës i bëjnë zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, që bën zgjedhje me një parti që as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bënte më.

Kosova mbulohet vetëm nga bora e bardhë e maleve dhe jo si Rama që e mbuloi anembanë Shqipërinë me të bardhën e drogës. Kosova e zhvillon biznesin ndërsa ky e ka lënë Shqipërinë ku e ku pas Kosovës. Ndaj Kosovës i mbetet që vetëm të bëjë gjithmonë të kundërtën e saj, që thotë palaçua përçarës dhe do të jetë gjithmonë në rregull. Shihni fotot dhe kuptoni vetë sharlatanin që dje mbronte taksën sot në emër të përçarjes thotë të kundërtën.