Intervistë me shkrimtarin, Shpendi Topollaj
Në entuziazmin e shembjes së diktaturës, ne gabuam duke ia ekzagjeruar rolin të huajve. Preferoj më mirë t`i përkas një kombi të varfër, por të lirë sesa një kombi pasanikësh që ka reshtur së qëni i dashuruar me lirinë. Mbi shqiptarët po përdoret teoria famëkeqe e derivatit të gjenocidit, në mëshirën e qiparisit të mazhorancës. Si do të shkruajë historia këtë periudhë të turpshme, të spastrimi, vjedhjeve dhe varfërimit. Duhet të jesh sylesh, buf ose i papërgjegjshëm që të mbjellësh në shtetin tënd këtë indiferentizëm kur shehë që çdo organ mbahet me paterica
Si do të shkruajë historia këtë periudhë të turpshme, të spastrimit etnik, vjedhjeve dhe varfërimit të shqiptarëve
-Futja e teknologjisë, kryesisht të moshuar, ka sjellë sorrollatje, bezdira dhe humbje kohe.
– Duhet të jesh sylesh, buf ose krejt i papërgjegjshëm që të mbjellësh në shtetin tënd këtë indiferentizëm.
-“Ligjet janë si rrjeta e merimangës, ku mizat e mëdhaja kalojnë dhe të voglat mbesin”. Pastaj, në një vend ku çdo organ mbahet me paterica.
– “Preferoj më mirë t`i përkas një kombi të varfër, por të lirë sesa një kombi të pasur që ka reshtur së qënit i dashuruar me lirinë”. Në entuziazmin e shembjes së diktaturës, ne gabuam duke ia ekzagjeruar rolin të huajve.
Intervistoi Engjëll Musai
Në intervistën për “Telegraf” shkrimtari shumëplanësh, Shpendi Topollaj për lexuesit tonë analizon situatën në vend lidhur me shpopullimin masiv, ku shprehet se shifrat tregojnë se është në limitet e një genocidi. Faktet e pandëshkueshmërisë së krimit të lidhur që mbretërojnë falë kësaj drejtësie të tronditur në themel dhe mosbesimi i opinionit publik. Fryrjen e adiministratës, trajtimin skandaloz për pensionistët, korrupsionin e zyrtarëve deri në kupolën e lartë. Topollaj thotë se: si do e shkruajë historia këtë periudhë të turpshme. Ja intervista e plotë:
– Censusi i para pak kohëve tregoi, aq sa mund ta besojmë, se jemi 2.4 mln banorë. Në fakt, thuhet se jemi 2 mln banorë. Si e shikoni këtë shpopullim që më shumë i ngjan një inkuizicioni?
Më shumë se inkuizicion, ky po kthehet në spastrim etnik, derivat i gjenocidit. Inkuizicioni i krijuar në shek. XIII – të si gjyq mizor i kishës katolike, ndiqte e dënonte njerëzit e ideve përparim te të asaj feje, që në Shqipëri sipas Censit janë 200.000 vetë. Kurse detyrimi për të lëshuar atdheun i një mase kaq të madhe njerëzish, kryesisht rinisë, duke e bërë jetën të padurueshme, dhe duke i ngjarë asaj teorisë famëkeqe të akademikut Vasa Çubrilloviç, i kalon kufijtë e inkuizicionit dhe shndërrohet dashje pa dashje në spastrim etnik. Pra, detyrim për largim masiv që ja bën shqiptari – shqiptarit, në këtë rast qeveria me paaftësinë e saj, popullit të vet. Kjo është e trishtueshme. Për këtë nuk ka nevojë për të parë statistikat e Censit; dil nëpër qytete dhe fshatra dhe do të bindesh se si janë karandisur. Ki parasysh se ishte shumë i mençur ai Mark Tëain kur thosh se “Ekzistojnë gënjeshtra, gënjeshtra të mëdha dhe statistika”. Isha me disa shokë në Kolonjë, pamë se Erseka kishte ndryshime të mëdha, por njerëzit mungonin. Kjo situatë kishte pllakosur edhe fshatrat. Takuam kryetarin simpatik e vizionar të Bashkisë Erjon Isai dhe na tha se shpresojmë të kthehen njerëzit. Por kjo më duket e vështirë. E njëjta situatë ishte në Leskovik dhe kur ndaluam në Çarshovë për të drekuar te restorant “Ana”, djali i saj 11 vjeçar që na shërbente, Kristiani i shkathët, kur e pyetëm se si shkonte me mësime, na tha se ishte i pari i shkollës, pasi nga 200 nxënës që kishin qenë, kishte mbetur vetëm ai dhe një mësues i caktuar për të, thotë për Telegraf.
Duhet ta dini se nën mbulesën e Vetingut, zgjatet dora për rushfete të majme. Se kjo drejtësia, pra fusha e ligjeve është shumë e gjerë dhe mund të manovrosh si të duash, e t`u bësh “ndere” palëve. Kot nuk vërente Balzaku se “Ligjet janë si rrjeta e merimangës, ku mizat e mëdhaja kalojnë dhe të voglat mbesin”.

– Por kemi dhe një administratë, e cila kur ishte popullsia 3.4 mln banorë, kishte 85.000 punonjës, tashmë që jemi 2 mln, administrata është 184.000 punonjës dhe nja 20.000 të komanduar. Ç`po bëhet me këto para të dembelëve të administratës, kur me to mund të dyfishoheshin pensionet?
Ne jemi vendi i paradokseve; edhe në këtë rast është e qartë se fryhen voluntarisht organikat, pasi mbrapa atyre 204.000 nëpunësave qëndrojnë po kaq familje që po t`i përkthesh në vota dhe t`i bashkosh me militantët, nostalgjikët dhe përfituesit e çdo kategorie, garantohet pafundësisht qëndrimi në pushtet. Njerëzve u thuhet se e bëjmë për t`u lehtësuar juve, por kjo është gënjeshtër. Sharl de Goli thosh “Në mënyrë që të bëhet sundimtar, politikani shtiret si shërbëtor”. Dhe po e shohim përditë sesi po i shërbejnë popullit ata duke e zhvatur e duke u pasuruar padrejtësisht. Schopenhauer e ka thënë qartë “Pasuria i ngjan ujit të detit: sa më shumë të pish, aq më shumë etje ke”. Dhe natyrisht që shtresa më e prekur janë pensionistët, shumica e tyre janë lënë në mëshirë të fatit. E keni parë sesi nuk i lejojnë ata të bëjnë Check – Up – in po të jenë mbi 70 vjeç? Po a ka tallje, fyerje, poshtërim më të madh se kjo? Njeriu pas kësaj moshe ka nevojë për të bërë analiza mjeksore (vizita të mjekut, ekzaminime imazherike dhe analiza të gjakut etj.) dhe atyre nuk u merret parasysh se kanë paguar një jetë të tërë sigurimet shëndetësore. Pra duhet të paguajnë, bashkë me ilaçet, me atë biçim pensioni që u jepet si lëmoshë. Në mjekësi pa tjetër që ka dhe njerëz korrektë e të ndershëm, por ajo që ndodhi në Onkologjik, duketse është maja e ajsbergut, se shtatë të tetat ai i ka nën ujë. Mjekë të tillë kemi dëgjuar se ka pasur vetën në kampet e Përqendrimit të Rajhut të Tretë. Parimi bazë i Hipokratit ka qenë se atje ku dashurohet arti i mjekësisë, ekziston dhe dashuria për njerëzimin. Po këtu, duket se kjo dashuri për njeriun, pra humanizmi, sa vjen e po shpërfillet.
– Nga ana tjetër kemi investuar 400.000.000 Euro për AKSH-in, atëherë pse kjo administratë e fryrë, kur ne po investojmë në elektronikë që të mbyllen sportelet?
Edhe kjo mbetet pjesë e atij paradoksit që përmenda pak më parë. Vetëm duhet ditur, se mësë shumti, futja e teknologjisë për shumicën e shtetasve tanë, kryesisht të moshuar, ka sjellë sorrollatje, bezdira dhe humbje kohe pafund. Megjithatë, është e papranueshme për llogjikën normale që të vendosen ngado mjetet e sofistikuara teknologjike dhe të vijojnë të qëndrojnë në detyrë si më parë nëpunësit. Është për t`u çuditur edhe për faktin se na thuhet që qeveritarët tanë kanë dhe paguajnë mirë këshilltarë të huaj. Po atyre nuk u bën përshtypje kjo situatë e dëmshme ekonomike?
Më shumë se inkuizicion, ky po kthehet në spastrim etnik, derivat i gjenocidit. Inkuizicioni i krijuar në shek. XIII – të si gjyq mizor i kishës katolike, ndiqte e dënonte njerëzit e ideve përparimtare të asaj feje, që në Shqipëri sipas Censit janë 200.000 vetë. Kurse detyrimi për të lëshuar atdheun, kryesisht rinisë, duke e bërë jetën të padurueshme, dhe duke i ngjarë asaj teorisë famëkeqe të akademikut Vasa Çubrilloviç, i kalon kufijtë e inkuizicionit dhe shndërrohet dashje pa dashje në spastrim etnik.

– Qeveria dhe pushteti lokal është DISLLOKUAR në paraburgime e burgje. Ç`është kjo babëzi dhe pse nuk preket koka që organizoi këtë masakër?
Unë them diçka tjetër; si do e shkruajë historia këtë periudhë të turpshme. Se e keqja më e madh nuk është te fenomeni i vjedhjeve dhe abuzimeve të paskrupullta, por te qëndrimi i atyre që i vendosin në ato detyra dhe duhet t`i kontrollojnë me instrumenet ligjore, dhe thonë se nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie. Kështu i bije që edhe mësuesit në shkollë, edhe eprorët në ushtri, mor po edhe trajnierët në sport, të mbledhin supet e të thonë “Ku di unë se ç`bëjnë vartësit e mi”. Duhet të jesh sylesh, buf ose krejt i papërgjegjshëm që të mbjellësh në shtetin tënd këtë indiferentizëm. Vetëm Enver Hoxha kishte këtë mendësi, kur burgoste dhe pushkatonte gjithë bashkëpunëtorët, i shpallte ata armiq, tradhtarë e poliagjentë dhe mburrej se i zbuloi Partia, domethënë unë. Po ti që na i bëre peshqesh këta “m…m…” siç thosh ai, ku ishe? Kuptohet se ata që janë në burgje apo paraburgime, e kanë bërë aq baltë sa as një lloj Prokurorie e Gjykate nuk do t`i linte pa dënuar. Se të ishte për ata që i zgjodhën dhe i vunë në ato detyra të rëndësishme, akoma aty do t`i kishte, duke të bërë moral e duke të porositur “Mos vidhni se u piu e zeza. Merrni shembull nga ne që jemi një skuadër e paparë në drejtimin e vendit dhe të kryeqytetit. Se ne dhe vetëm ne, do t`u çojmë drejt Evropës!” Këtu te ne, fatkeqësisht edhe opozita është e pafuqishme për shumë arsye. Madje, ajo është aq e tulatur sa as guxon ta thotë hapur se është DASH ai që me një politikë krejtësisht të gabuar dhe të qëllimshme, me ndërhyrje nga ato që bënin nëpër republikat e bananeve, e shpartalloi atë. Po intelektualët, do thoni ju, pse nuk ndihen. Ja dhe përgjigja nga Antonio Ghislanzoni, gazetar i shekullit të XIX – të: “Njerëz të talentuar, varni veten! Bota nuk ka më veshë për ju që kur shtypi është në mëshirën e qiparisit të mazhorancës”. E di se do të më kujtosh se gazeta juaj… Po! Keni pasur gjithmonë burrërinë që me fakte të demaskoni prapësitë që bëhen te ne. U admiroj për këtë qëndrim. Pulitzeri, hungaro – amerikani i famshëm e thosh qartë se “Një gazetë që i rri besnike qëllimit të vet, merret jo vetëm me mënyrën se si janë gjërat, por edhe se si duhet të jenë”. Ju nuk keni parë interesat tuaja duke iu lëpirë pushtetit, prandaj dhe populli do t`u jetë përherë mirënjohës. Sa për prekjen e kokave, që e kanë organizuar këtë masakër, as mos e shkoni ndërmend. Reforma në drejtësi për ta shtënë në dorë atë, u bë.
Popullit po e zhvasin duke u pasuruar padrejtësisht. Schopenhauer e ka thënë qartë “Pasuria i ngjan ujit të detit: sa më shumë të pish, aq më shumë etje ke”. Dhe natyrisht që shtresa më e prekur janë pensionistët, shumica e tyre janë lënë në mëshirë të fatit. E keni parë sesi nuk i lejojnë ata të bëjnë Check – Up – in po të jenë mbi 70 vjeç? Po a ka tallje, fyerje, poshtërim më të madh se kjo?
– VETINGU dhe SPAK janë kthyer në struktura politiko – partiake. Grabitqarët tallen me njerëzit, zyrtarët e drejtësisë na kujtojnë Vetingun e Hitlerit?! Ju jeni në Durrës me banim. Ç`po ngjet që njerëzit detyrohen të ikin në Greqi, Spanjë, Itali e Turqi? Ku ndodh në vendet demokratike që ministria e Turizmit ndan vendet e çadrave qysh në Janar?
Disa pyetje bashkë. Do mundohem t`i ndaj. A e keni parasysh gjyqin që u bë kundër komplotistëve të 20 Korrikut 1944 në Gjermani, që e kishin emëruar Valkyrie, komplot që drejtohej nga koloneli trim Claus von Stauffenberg? E mbani mend gjyqtarin e tmerrshëm Roland Freisler më duket, sesa egërsisht sillej me të pandehurit dhe si i vari në çengela? 2097 vetë janë vrarë me vendimet e tij brenda një viti. Edhe ai e kishte kaluar Vetingun, për t`i shërbyer me besnikëri Fyhrerit, gjersa i ra m`u në sallën e gjyqit ajo predha e avionëve aleatë në shkurt të 1945 – ës. Duhet ta dini se nën mbulesën e Vetingut, zgjatet dora për rushfete të majme. Se kjo drejtësia, pra fusha e ligjeve është shumë e gjerë dhe mund të manovrosh si të duash, e t`u bësh “ndere” palëve. Kot nuk vërente Balzaku se “Ligjet janë si rrjeta e merimangës, ku mizat e mëdhaja kalojnë dhe të voglat mbesin”. Pastaj, në një vend ku çdo organ mbahet me paterica, mos pandehni se Prokuroria e Gjykatat do të shkëlqejnë dhe do të ndreqin gjendjen. Duhet një kreshendo në gjithë shoqërinë, në të gjitha instiucionet, në ekonomi së pari, pastaj në kulturën e popullit që rregulli e ndershmëria të vinë natyrshëm. Dhe mbi të gjitha, duhet shembulli i vetë atyre që drejtojnë shtetin. Se po humbi besimi tek ata, punët do të shkojnë për lumë. E di si e quante Platoni drejtësinë në një shtet: “harmonia e virtyteve të maturisë, guximit dhe vërtetësisë”. Po a kemi mbërritur këtu ne? Jo. Do t`u jap një shembull nga historia: Tregon Salusti: Në vitin 340 p.e.r. Tit Manl Torkuati ekzekutoi të birin se theu urdhërin e tij duke dalë nga rreshti për t`u ndeshur me një ushtar armik. E deri sa të vendoset ajo harmonia e Platonit, njerëzit edhe nga vetë Durrësi, ku dikur studionin e jetonin patricët romakë, do largohen, jo vetëm në ato vende që përmendët ju, por edhe në Angli e SHBA. Sot të rinjtë kanë pretendime. Ata duan jetesë më të mirë, pra të kenë punë dhe rroga të pëlqyeshme. Nëpër dyqane, markete, klube e restorante do shohësh lajmërime se duan personel. Por të rinjtë hezitojnë të shkojnë, se e kanë mendjen të ikin. Ju më pyesni se ku ngjet që Ministria të caktojë edhe vendet për çadrat e plazhit. Po a nuk cakton ajo gjithçka, deri te lokalet në objekte të rëndësishme kulturore si kala etj. Nuk akuzoj njeri, por disa deduksione bëhen… Pastaj, kush i njeh ministrat tanë. Napoleoni edhe pse e dinte se e shanin nga mëngjesi në darkë, mbante ministra Fushenë dhe Talejranin, me arsyetimin se për mendjet e tyre ka nevojë Franca.
Po intelektualët, do thoni ju, pse nuk ndihen. Ja dhe përgjigja nga Antonio Ghislanzoni, gazetar i shekullit të XIX – të: “Njerëz të talentuar, varni veten! Bota nuk ka më veshë për ju që kur shtypi është në mëshirën e qiparisit të mazhorancës”. E di se do të më kujtosh se gazeta juaj… Po! Keni pasur gjithmonë burrërinë që me fakte të demaskoni prapësitë që bëhen te ne. U admiroj për këtë qëndrim.
– Tani të kalojmë te një temë tjetër. Ju vetë keni shkruar disa libra dhe shumë artikuj lidhur me politikën tonë të jashtme dhe problemet që shtrohen sot para Kombit e kryesisht për Kosovën. Si e shihni qëndrimin e të huajve për këto çështje dhe reagimin e qeverisë tonë?
Woodrow Wilson dikur ka thënë se “Preferoj më mirë t`i përkas një kombi të varfër por të lirë sesa një kombi të pasur që ka reshtur së qëni i dashuruar me lirinë”. Në entuziazmin e shembjes së diktaturës, ne gabuam duke ia ekzagjeruar rolin të huajve. Duar – duar ata u ndienë zotër në vendin tonë, natyrisht në emër të aleancave dhe aspiratave tona. Harruam se filozofia epikuriane nuk pranonte as ndërhyrjen e vetë Perëndive në zhvillimin e pavarur të botës. Dhe kjo nuk rezultoi gjithmonë e suksesshme, pasi përzjerja e tyre në punët tona, ka sjellë dëme jo të vogla. Mund të marr si shembull Kosovën, ku nuk mohohet ndihma e pallogaritshme e NATO – s, po ku qeverinë e kryesuar nga zoti Kurti e kanë vënë përpara dhe i kërkojnë të mos ushtrojë funksionet e veta, qoftë edhe për dava targash, urash, bankash e deri asociacionesh, për t`i bërë qejfin Vuçiçëve, armiq të deklaruar të saj. Për më tepër, atë vend e popull të vuajtur si askush, e ndëshkojnë me sanksione dhe e kërcënojë. Ndërkombëtarët mesa duket janë shndërruar në Furinë Tisifona të mitologjisë që fuste armiqësi mes dy popujve. Qeveri jonë nuk ndihet, ajo bën deklarata se jemi me agresorin Izraelit që bombardon çerdhe, kopshte e shkolla, por për Kosovën jo. Vetëm lë të kuptojë se e ka gabim që nuk dëgjon ndërkombëtarët edhe pse ata e kanë më shumë gabim. Po kujt i shërben ky servilizëm? A nuk na bën neve qesharakë dhe pa dinjitet në sytë e botës? Është një Isabella Andreini e cili kishte mendimin se çdo qytetar i mirë e ka detyrë sa mundet, t`i sjellë dobi kombit të vet. Kush e ka këtë mundësi, duhet ta shfaqë, se fundja jemi në demokraci e të paktën e kemi lirinë e të shprehurit.
– Artistët dhe shkrimtarët janë në pararojë të aktiviteteve. Bashkim Hoxha me libër të ri. Ju po ashtu me libra të reja, Agim Bajrami e me radhë. Cili është sekreti që e mbani ngrohtë prushin e krijimtarisë?
Ka jashtëzakonisht shumë krijimtari artistike dhe sidomos letrare në Durrës. Jo vetëm Bashkim Hoxha që shquhet për mençuri në kapjen dhe trajtimin e tematikës apo poeti Agim Bajrami që është nga më të mirët, por do të shtoja Kadri Tarellin, Vaso Papajn, Fatmir Mingulin, Teuta Dhimën, Merita Thartorin, Myzejen Çullhajn, Bajram Sulejmanin, Ruzhdi Golen, Meçan Hoxhën, Vladimir Muçën,Ymer Nurkën, Pol Milon, Agron Çallikun, çiftin Hidri e shumë të tjerë, madje edhe të rinj mjaft të talentuar të cilët punojnë dhe krijojnë pareshtur. Doni të dini sekretin e mbajtjes ndezur të prushit? Po u përgjigjem me fjalët e Shellit: “Poetët (shtoj shkrimtarët), janë legjislatorët e padukshëm të botës”. Artistët e shkrimtarët janë njerëzit e ditur të shoqërisë. Por “Dija, sipas Shellit, po nuk u vu në vepër është më keq se injoranca”. Dhe shoqërinë tonë, kultura më shumë se politika, do ta shpjerë përpara.