Në Kombinat me të rinjtë profesionistë, Monika Kryemadhi: Projekti ynë ‘Mëso dhe Fito’ për punësimin e të rinjve, çelësi për t’i rikthyer dhe mbajtur ata në vendin e tyre!

171
Sigal

Ne ditën e djeshme kemi qenë në qytetin e Vlorës dhe ajo që më bëri përshtypje ishte që, te takimi që zhvilluam me gratë dhe vajzat, kishim shumë nëna të reja, të cilat ose sa kishin lindur, ose i kishin fëmijët nga 2-3 vjeç, të cilat ishin me shkolla të larta: avokate, ekonomiste, inxhiniere, që nuk ishin marrë ndonjëherë me parti politike dhe tashmë e shikonin të domosdoshme përfshirjen.

Ndërkohë edhe takimi që patëm me të rinjtë në mëngjes ishte edhe ai i jashtëzakonshëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të shkolluar. Mes tyre takova një mjek, Xhinon, ishte diplomuar në Poloni për Mikrobiologji dhe ishte pa punë, kundër ndërkohë ne kemi mungesa të jashtëzakonshme, sidomos për mjekë mikrobiologë.

Megjithatë, sot Shqipëria ka shumë probleme, probleme pa fund që vijnë duke u shtuar, dhe kjo edhe për shkak të keq manaxhimit ose edhe të një shpërdorimi të besimit që ne, në shumicën e rasteve, i japim partive politike ose qeverive.

Një nga pikat tona kryesore që ne mendojmë se është shumë e rëndësishme është arsimi. Arsimi për ne është nuk quhet kurrë në politikat tona shpenzim, por quhet investim. Një shtet, një shoqëri, që nuk investon në arsim, sigurisht që nuk mund të ketë të ardhme. Dhe për ne arsimi, dhe për këtë dua të përgëzoj Floidën, pasi ajo me gjithë ekipin, me Kejdin, me Norën, me profesor Mondin, kanë bërë një program të jashtëzakonshëm përsa i përket arsimit.

Arsimi shqiptar ka ardhur duke u rrënuar në vitet e tranzicionit, e tashmë po merr dërrmën përfundimtare, sepse nuk e kanë parë kurrë si një element që e rrit, e zhvillon shoqërinë dhe e fut konkurrencën për punën, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. E kanë parë si një xhep që mendohet vetëm për rrogat e mësuesve thjesht sa për të ngrënë bukë, dhe asnjëri nuk mendon për kërkimin shkencor, për laboratorët, për rritjen e cilësisë së mësimit, për rritjen e kurrikulave, për krijimin e kurrikulave konkurrente. Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti që etja e shoqërisë shqiptare për arsimin është e jashtëzakonshme, sidomos e brezit të ri.

Një tjetër investim i yni është taksa 1 për qind që ne kemi vënë për të ardhmen. Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin. A duhen taksuar më shumë të pasurit më shumë për taksën e arsimit? Ndoshta po. Por le ta fillojmë njëherë sepse nuk taksohen. Ta fillojmë njëherë të vendosim një taksë 1 për qind, që nuk është vetëm për të pasurit, por kushdo do ta paguante taksën e arsimit, në momentin që do të shikonte që kjo do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në arsim.

Por nga ana tjetër, mungesa e një vizioni nga ana e qeverisë, ose ndërtimi i një strategjie për të folur në bazë të batutave, ose duke u marrë me të tjerët, nuk është se ne na krijon hapësira për të rritur punësimin, për të rritur cilësinë e arsimit, për të krijuar hapësira më shumë për vende të reja pune të mirëpaguara, përkundrazi i demoralizon njerëzit.

Ne si LSI jemi shumë të qartë në politikat tona. Ne kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare.

Më pas për të vazhduar te projekti ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve që është një nga projektet shumë më të mira, për shkak sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht, por njëkohësisht edhe të paguhen dhe të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre, ose edhe veten e tyre ekonomikisht.

Ndërkohë është edhe programi ‘Nga bebja në bebe’ që është për ju të rinjtë. Ne jemi të sigurt në momentin që fillojmë dhe mendojmë për të ardhmen.

Unë isha dje në Fier, Vlorë, Lushnje dhe ishte një djalë, që ishte disi më i zhdërvjellët se ç ‘duhet dhe më tha që i pëlqente ky programi ynë nga ‘bebja në bebe’, sepse më tha që edhe sikur të më ndodhë gjë mua, të paktën fëmija im, do të ketë mundësi që të shkollohet apo të ketë diçka për veten. Ky ishte djali i një polici të vrarë. Ndërsa sot, tha ai, edhe babai im është vrarë në krye të detyrës, por për mua nuk mendon njeri.

Shumë prej nesh kemi qenë në dilema kur kemi filluar të ndërtojmë familjet tona, sepse kemi menduar se ç’do të ndodhë me fëmijët tanë. Dhe në momentin që ne e eliminojmë një dileme të tillë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sigurisht që motivimi i brezit të ri do të jetë shumë më i madh për tu rritur profesionalisht dhe ekonomikisht.

Një shoqëri që nuk mendon për të ardhmen e vet, normal që do të jetë e destinuar për të ‘vdekur’, ose për tu shuar, prandaj edhe ne si LSI fokusohemi shumë tek rinia. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, na pëlqen të punojmë me të rinjtë. Mua personalisht më pëlqen të punoj me të rinjtë për shkak të energjisë, pozitivitetit që kanë, por edhe ëndrrave.

Vetëm kështu ne mund të ecim përpara për të bërë realitet ato prioritete që janë të mundshme.

Shumë të rinj dhe të reja studiojnë jashtë, jetojnë dhe punojnë jashtë. Studiojnë në SHBA, njëkohësisht edhe punojnë, si dhe në Angli, Francë apo Gjermani, Danimarkë. Një nga avantazhet tona është se shumë studentë të ekselencës që sot është në politikë, studentë që kanë qenë në LRI, tani punojnë në institucione ndërkombëtare apo edhe qeveri në vendë të tjera. Propozomi vinte prej tyre dhe është një nga politikat ‘hellpy’, siç i quajnë ato, si të Norvegji, Danimarkë dhe Spanja po e bën këtë politikë. Kjo sepse është rritur shumë hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Po bëhet një grusht të pasurish dhe ndërkohë 90 e ca % e popullsisë po varfërohet. E kjo ka ardhur për shkak të politikave klienteliste të qeverive. Është folur shumë për taksat progresive etj., kanë qenë mashtrim, sepse ka qenë taksim për të varfërit dhe çlirim për të pasurit. Duhej të ndodhte anasjelltas.

Unë isha pak skeptike në fillim, por kur e mendova dhe diskutoja dhe e shikoja në këndvështrimin si gjyshe, si nënë, pashë që është një mendim i mirë, që krijon një pozitivitet që krijon një efekt në familje, një efekt emocional dhe mbi të gjitha një garanci.

Kjo realizohet shumë thjeshtë me një vendim parlamenti, sepse nuk ka parti politike që të jetë kundër rritjes së lindshmërisë së shqiptarëve, rrit profesionalisht dhe ekonomikisht të rinjtë dhe nga 25 mijë dollarë, mund ta bësh dhe 50 mijë, apo 70 mijë nëse ka vullnet politik. Ashtu sikurse edhe përsa i përket hapësirave të punësimit. Shqipëria është një vend shumë i vogël, por shumë i pasur.

Siç thamë turizmi dentar është rritur në Tiranë për shkak të mundësive, nuk do të thotë që ky turizëm dentar të rritet për të taksuar dentistët, por të rritet për të krijuar hapësira që të kenë më shumë para, zhvillohet më shumë si profesion, sepse krijon hapësira për punësim cilësor dhe të mirëpaguar.

Kemi inxhinierin këtu. Ndoshta për të bërë datacenter këtu nuk bëjmë dot sepse kërkojnë kushte të tjera, por ne mund të jemi hartues, zhvillues, gur kalimi për zhvillimin e rrymave të ulëta nga lindja në perëndim. Mund të bëhemi një urë zhvillimore mes lindjes dhe perëndimit. Kur tha Floida që do e nisim ditë me të rinj profesionistë i thashë se sot e paskemi pushim, pasi është kënaqësi të ju dëgjosh.

Vetëm vullnet politik duhet, asgjë tjetër. Dëshirën e mirë, që të mendojmë për komunitetin në shumicë, mendoj se kjo gjë vlerësohet. Unë e kam vlerësuar Floidën dhe Kejdin, sepse të dyja kishin mundësi të largoheshin, për të ikur me studime jashtë shtetit, apo për të bërë pasuniversitaren. Por qëndruan këtu. Sepse është ndryshe të mbarosh Universitetin e Tiranës dhe ndryshe të mbarosh një universitet me emër, për shkak të pozicioneve që ata kanë. Ajo që unë kam vlerësuar dhe shpresoj që jo vetëm LSI por edhe qytetarët do ta përkthejë në votë është që gjatë gjithë kohës që kanë qenë gjimnaziste, studente, kanë luftuar, kanë realizuar disa gjëra që kanë qenë të domosdoshme për të rinjtë. Pavarësisht se në media janë të pakapshme sepse njerëzit fokusohen tek skupet politike, tek memet, sepse kështu e kemi kthyer politikën. Ligji për vullnetarizmin që është miratuar në parlament me propozimet e gocave tona. Na votuan kundra herën e parë sepse donin të vazhdonin të merrnin projekte nga BE, por nuk donin që çdo punë vullnetare të konsiderohej eksperiencë, por sa të rinj dhe të reja ka që punojnë në institucione ndërkombëtare, apo shoqata vullnetare me vite të tëra dhe nuk u quhet eksperiencë pune. Kjo zvarritej për vite të tëra vetëm që të merrej një projekt 300 mijë dollarësh nga BE nga Ministria e Punës dhe marr 3-4 veta që e kundërshtonin dhe nervozoheshin kur e diskutonim me Floidën dhe Kejdin. Kur u bë protesta e studentëve, e vetmja iniciativë ligjore ishte propozimet për 2 amendamentet për ndryshimin e buxhetit dhe nuk i futën. Ne duam të identifikojmë të mirat me individë dhe problematikat me popullin, jo. Nuk i krijon populli, nuk i krijon problematikat të rinjtë. Jo problematikat i krijojnë individët që kërkojnë të uzurpojnë politikën, pushtetin dhe kush janë viktimat në këtë rast? Është masa e gjerë.

Ti Kristi kur të mbarosh shkollën do ta kesh të vështirë për tu kthyer sepse prindërit e tu kanë investuar që ti të shkolloheshe atje. Dhe problemi është se Kristi do të thotë ku do kthehem atje? Unë besoj se kur Kristi të mbarojë vitin e fundit Shqipëria do të ketë hapësira pa fund, sepse krijimi i një klime të re biznesi do të sjellë investime pa fund, që do të sjellë investitorë të huaj që do të kërkojë profesionistë të rinj. Një nga problemet është largimi i të rinjve, i profesionistëve. Të huajt do të kërkojnë profesionistë të rritur profesionalisht. Të rinjtë janë larguar për shkak të mos pagimit dhe mungesës së hapësira të punës. Jo vetëm të huajt, por ka shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA, Angli që duan të investojnë këtu, por nuk e gjejnë hapësirën. Sepse me thënë të vërtetën jemi një vendi i bekuar nga Zoti.