në 25 vjetorin dhe kongresin e FRESH: 18 qershori 2017, sfidë e vështirë për PS

558
Sigal

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë FRESSH festoi dje 25-vjetorin e krijimit të tij. Në kuadër të këtij përvjetori, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua mesditën e sotme kongresi i FRESSH-it në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria. Në 25-vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama apeloi për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në politikë. Ai tha se kjo organizatë rinore është pjesë e një transformimi të thellë dhe përmes kësaj force fitorja në 18 qershor do të jetë më e madhe se katër vite më parë. Në fajlën e tij, kreu i PS Edi Rama, tha: “Ju nuk keni ardhur këtu të jeni figurantë dhe as të shikoni Tiranën, por si pjesë e një organizate mjaft të rëndësishme, prandaj keni një test të vështirë. FRESSH është në një transformim shumë të rëndësishëm dhe nëse fitoni testin, pra të qëndroni këtu deri në fund të aktivitetit, dhe jo të mbetet në sallë vetëm gjysma e atyre që ishin në fillim (në rastin më të mirë), atëherë në 18 qershor do të fitojmë zgjedhjet shumë herë më me shumë vota se para katër viteve, pasi së bashku mund të shkojmë larg”, tha Rama. Thirrja nuk mungoi edhe për ushtrimin e të të drejtës së votës për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, pasi siç tha Rama, qeveria e majtë është dëshmi për rëndësinë që ka vota. Ai tha se në këtë drejtim vota luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi ajo përcakton fatin e çdo individi. “Vota nuk do të thotë asgjë, vota do të thotë të kesh më pak taksa, të kesh më shumë liri, të kesh arsim më profesional, të kesh më pak borxhe”, tha Rama. Sipas tij, “shumë të rinjve iu mohua qyteti dhe e drejta për të lëvizur në qytet e për të gjetur hapësirat tuaja, ndërsa ne po ju kthejmë qytetin”, tha Rama.