Ndryshimet në qeveri – Paloka: Rama nuk shkëputi lidhjet me krimin, thjesht ndryshoi bandat

487
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka akuzon Ramën se me ndryshimet në qeveri nuk shkëputi lidhjet me krimin por thjesht ndryshoi bandat.

Paloka flet për emërimin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm në vend të Saimir Tahirit.

Nga çadra e protestës, ku çdo të enjte prej 18 shkurtit 2017, tashmë deputetët PD mbajnë fjalën pasi kanë bojkotuar parlamentin Paloka tha se ishte presioni i çadrës që e detyroi të bënte ndryshimet në qeveri.

Edi Paloka: “Sigurisht presioni i çadrës është absolut sepse përndryshe do i kishte hequr dhe më parë.

Sigurisht që i hoqi nën presion por aq i ndyrë sa është edhe pse hoqi Tahirin, juniorin e krimit, të gjithë i dimë vlerat e tij që mbushi Shqipërinë me kanabis, vendosi seniorin e krimit, të vjetrin e krimit Fatmir Xhafa, hetues ndër më të këqinjtë të njerëzve të Enverit.

Vëllai i trafikantit të drogës. I njohur botërisht dhe denoncuar mijëra herë. Ndërkohë që ishte ministër i Drejtësisë i vëllai i tij kërkohej nga Venezuela deri në Europë dhe ky si ministër përpiqej t’i zhdukte letrat.

Këto janë meritat pse Rama e vuri ministër të Brendshëm, sepse i duhet të tregojë se lidhjet e tij me të krimin nuk janë të shkëputura madje më të forta madje me krimin e vjetër. Thjesht kanë ndryshuar bandat, nga ato të Tahirit në bandat e Fatmirit.
Sigal