Ndodh për herë të parë/ KPA rishikon një vendim shkarkimi nga vetingu

17
Sigal

Për herë të parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të rishikojë një vendim shkarkimi nga vetingu me formë të prerë.

Bëhet fjalë për ish-prokuroren Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP.

Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga KPA vjen pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.  Gjykata europiane i dha të drejtë ish-prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.